Goditet me vezë e domate Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj

Mëngjesin e sotëm aktivistët e Aleancës Kuqezi e kanë goditur ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqajn me vezë dhe domate në momentin që ai po futej në ministri.

Ministri Beqaj po kritikohet për vendimin e mbylljes së Urgjencës së Tiranës. Beqaj thotë se urgjenca do ristrukturohet, kurse mjekët thonë se ajo do mbyllet pasi aty do bëhet një pallat. Sipas tyre, urgjenca do jepet me koncesion.

SHKARKO APP