Grabiten 10 milionë euro në Rinas, vritet një person
Një mega-grabitje ka ndodhur sot në Aroportin e Rinasit, vendin që pretendohet të jetë më i sigurt në Shqipëri. Grabitësit me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi të madhe eurosh, në pistën e avionit dhe janë larguar.
Mësohet se autorët e grabitjes kanë qenë me një makinë pa targa dhe me mbishkrimin “Hetimi tatimor”.
Gjatë grabitjes raportohet se ka pasur shkëmbim zjarri dhe një prej grabitësve ka humbur jetën gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit me policinë grabitësit kanë përdorur granata dhe kallashnikov. “Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon”,- bëri të ditur Policia e Shtetit.
Nuk dihet ende shuma e saktë e parave që janë grabitur. Raportimet e para flasin për një sasi prej 10 milionë eurosh, por shuma nuk është ende e konfirmuar.
Paratë u përkasin katër bankave pritave dhe po transportoheshin në aeroportin e Rinasit, për t’u dërguar jashtë shtetit.
Forca të shumta policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave. Po kështu është bllokuar rruga dhe patrulla të shumta janë vendosur në pika kyçe. Dyshohet se autorët kanë qenë me një mjet tip furgon dhe janë larguar drejt Rinasit.
Informacion paraprak i Policisë së Shtetit:
Pak minuta më parë, pranë aeroportit ndërkombëtar “Nënë Tereza”, në Rinas, dyshohet se disa persona ende të paidentifikuar, me maska dhe armë pasi kanë thyer derën e rrethimit që përdoret nga shërbimet zjarrfikëse, kanë grabitur një sasi lekësh në pistën e avionit dhe janë larguar.
Në ndjekje të tyre janë vënë forcat e FNSH dhe ato të Policisë Kufitare të Rinasit.
Gjatë ndjekjes në një rrugë dytësore, autorët kanë shkëmbyer zjarr me Policinë, e gjatë këtij shkëmbimi ka humbur jetën njëri prej autorëve të grabitjes. Policia ka gjetur ndërkohë dhe bllokuar një mjet fugon.
Forca speciale policore si RENEA e FNSH, të ndihmuara nga një helikopter janë ende në ndjekje të autorëve të grabitjes.
Të angazhuara në operacionin e gjerë janë edhe forca nga Policia e Tiranës, Lezhës, Dibrës e Durrësit.
VIDEO nga vendi ku ndodhi grabitja
https://www.facebook.com/portali.syri.net/videos/359697547976818/
Lexoni edhe…
- Grabitet makina e parave në Rinas, vritet një person
- Grabitja brenda aeroportit, RENEA në ndjekje të autorëve
- Detaje nga ngjarja e Rinasit/ Viktima u ekzekutua nga policia
- Grabitja në Rinas, gjendet i djegur furgoni i përdorur nga autorët
- Grabitësit shokun e tyre të vrarë e hodhën në lumë
- Vendi ku është ekzekutuar një nga grabitësit (FOTO)
- Ku po shkonin paratë e grabitura në Rinas?