Ylli Manjani: Kauza e PD kundër Gramoz Ruçit, një turp dhe miopi politike

Ish-ministri i Drejtësisë dhe avokati Ylli Manjani është pro Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit. Duke iu referuar PD-së, e cila është kundër kësaj zgjedhje, në studion e lajmeve të Ora News, Manjani tha se nuk mund të ngrihet një kauzë kundër një personi.

Manjani e konsideroi Ruçin si një punëtor politik ekselent dhe nuk ka asnjë arsye që pse ai të mos jetë kryetari i parlamentit të Shqipërisë.

Çdo parti është legjitime të ngrejë kauzën që do. Pyetja është që: A mund të ngresh kauzë politike për një person? Kjo është një temë interesante dhe në 27 vjet ka treguar që është e dështuar. Nuk mund ta sulmosh një person, sepse ai nuk varet nga ty. Zgjedhja apo moszgjedhja e Gramoz Ruçit në krye të Parlamentit nuk varet nga PD. Sa më takon mua si individ unë e njoh Gramoz Ruçin si një punëtor politik ekselent. Nuk di ti ketë rënë njeriu në qafë, as në atë kohë me cfarë kemi dëgjuar, në këtë kohë jo e jo. Ka punuar në partinë e tij, nuk i ka bërë kujt dëm, ka një autoritet në PS, është ende autoritet në PS dhe për ketë meriton respekt. Nuk ka asnjë arsye që pse Gramoz Ruçi të mos jetë kryetari i parlamentit të Shqipërisë, i cili dominohet nga PS.” – u shpreh Ylli Manjani.

SHKARKO APP