“Gratë” e Edi Ramës
Edi Rama shquhet për thithjen e elementit femër në punët e dikurshme të Bashkisë dhe sot në qeverisje. I zgjedh ndër me të mirat , të cilat dijnë ta administrojnë pushtetin. Ka shumë emra ministre, zv/ministre dhe një numër të pa fund drejtore të përgjithshme. Një gjë të tillë nuk e ka bërë asnjë qeveri në këto 25 vite.
Edhe dje në Asamblenë e zgjeruar të Forumit të Gruas Socialiste shkruan Rama në Facebook. “Partia Socialiste është me krenari partia e grave dhe e vajzave shqiptare; është partia që ka krijuar një hapësirë deri dje të pamendueshme për pjesëmarrjen e grave dhe të vajzave në politikë dhe në vendimmarrje, jo vetëm duke imponuar si kusht që në çdo këshill bashkiak, 50% e përfaqësuesve të komuniteteve të jenë gra dhe vajza, por duke shkuar përpara edhe pa imponime ligjore të kësaj natyre, si partia që i ka dhënë jetë qeverisë me numrin më të madh të grave në historinë politike të këtij vendi, dhe me më shumë gra sesa të gjitha gratë e përfshira në qeveri, deri në ditën kur u krijua qeveria jonë e re.
Çfarë ne kemi bërë dhe do të vazhdojmë të bëjmë me gratë e me vajzat është shprehja më kuptimplotë e ambicies sonë për të ndërtuar Shqipërinë e gjeneratës tjetër. Sepse një shoqëri ku gruaja është më pak e respektuar dhe më shumë e penguar sesa burri, është një shoqëri e destinuar të jetë ekonomikisht e dobët, shoqërisht e lëkundur dhe pa një të ardhme të sigurt”, përfundon Kryeministri.
Elementi femër në poste drejtuese në PS dhe sidomos postet kryesore vendimarrëse qeverisëse, kalojnë një test kryeministror. Me pas hyjnë në udhën e karrieres, e cila nuk vonon, falë aftësive që mbartin brenda vetes këto femra.
Edhe kerkesa për 50 % femra në parlament mbetet gjëja me e mirë që mund të bëjë Edi Rama dhe shoqeria shqiptare.