Greva e grave në limitet njerëzore, por qeveria nuk e vret mendjen: Rrini e vdisni!

Greva e urisë së grave naftëtare në Ballsh po kap limitet njerëzore të durimit. Ata kanë hyrë në grevë ku rrezikojnë jetën , pasi nuk kanë gjetur mënyrë tjetër për të realizuar të drejtat e tyre për pagat, sepse përherë janë mashtruar nga qeveria.

Por i pashembullt mbetet reagimi kryeministror si dhe i ministrave. As që duan t’ia dijnë ndaj grevës së tyre. Të paktën sa për fasadë, sepse krejt publiku shqiptar është pro grevës së tyre dhe kjo e ka tronditur realisht qeverinë. Njerëzit e thjeshtë mbështesin ato gra heroina dhe pyesin se si ka mundësi që qeveria nuk ka ndjenjë njerëzore, si nuk reagojnë, sepse vetëm një telefon i kryeministrit te kompania private dhe paratë kalojnë në llogarinë e naftëtarëve.

Por deri tani qeveria bën sikur nuk e vret mendjen, por nëse ajo grevë rrethohet nga mijëra familjarë, naftëtarë dhe qytetarë, ku do të shkojë qeveria?!

Qeveria do dorëzohet nga kokëfortësia dhe nga lidhjet e interesave me kompaninë private. LSI ka deklaruar hapur se qeveria duhet tju plotësojë kërkesat, pasi janë mundësitë. Ndërkohë përmes një postimi në ‘Facebook’ Vokshi i bëri thirrje Ramës që të heqë dorë nga presionet mbi protestuesit, ndërsa shtoi se kushtet që iu vë kryeministri është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.

Reagimi i Albana VOKSHIT (PD)

Edi Rama të heqë dorë nga presioni mbi gratë greviste në Ballsh. Askush s’i beson më atij, pasi ka shkelur disa herë premtimin për rihapjen e rafinerisë dhe marrjen e pagave të prapambetura.
Në 17 shtator, naftëtarët e Ballshit ishin para dyerve të qeverisë në Tiranë për të kërkuar dialog. Edi Rama nuk i përfilli. I la burra e gra të pashpresë me arrogancën e një kryeministri që nuk di çfarë do të thotë të mos kesh mundësi t’u japësh darkë fëmijëve.
Gratë greviste në Ballsh janë në të drejtën e tyre.
Harbutëria dhe cinizmi i Edi Ramës, që u vendos kushte grevisteve për t’i mashtruar prapë, është fytyra e korrupsionit që shkatërron jetët e shqiptarëve.
Edi Rama ka vetëm një rrugë me grevistët: T’u paguajë djersën e vjedhur deri në qindarkën e fundit.
👇👇

Shikoni se çka premtuar Kryeministri naftëtarëve:

SHKARKO APP