Grup deputetësh në PS: Zoti Kryeministër, dërgo Pandeli Majkon për ministër të Brendshëm!

Kryeministri Rama ndodhet në pozita jo komode brenda grupit parlamentar të PS. Siç tha edhe vetë mbrëmë te Sokol Balla në Vizion Plus se shumë herë mbetet në minorancë në grupin parlamentar të PS për disa vendime, edhe në rastin e dekretit për ministër të  Brendshëm, ka grupime dhe sherre. Disa janë për të rikërkuar emrin e Sandër Lleshit prapë te Presidenti si ministër i Brendshëm, të tjerë janë për Taulant Ballën, por një pjesë e madhe e deputetëve kërkojnë që t’i propozojë Presidentit Meta emrin e Pandeli Majkos. Majko është ish-kryeministër dy herë i socialistëve, tani ministër për Diasporën, njëri me integritet të lartë në publik dhe i gjithëpranuar. Me Pandeli Majkon edhe opozita nuk bën naze, sepse kanë besim si njëri dhe politikan korrekt me ligjin.

Burime nga PS tregojnë se kryeministri insiston për emrin e Sandër Lleshit, ndonëse po të njejtat burime thonë se Edi Ramës i kanë kërkuar deputetët e tij së Sander Lleshin e mban prapë zv/ministër, por me ministër Pandeli Majkon.

SHKARKO APP