Vendimi i sotëm i Grupit Parlamentar të selisë blu:Do bllokojmë Parlamentin

Grupi parlamentar i Partisë Demokratike ka vendosur në mbledhjen e sotme me dyer të mbyllura se do të bllokojnë Parlamentin deri sa mazhoranca të votojë që mandati i dy deputetëve të Partisë Socialiste Valentina Leskaj dhe Rakip Suli të dërgohen në Kushtetuese.

Seancën e kaluar, mazhoranca votoi kundër dërgimit në Kushtetuese të mandatit të Rakip Sulit, ndryshe nga vendimi i saj disa javë më parë që votoi kërkesën e opozitës për mandatin e Koço Kokëdhimës.

PD kërkon që njësoj si në rastin Kokëdhima, edhe deputetët Suli e Leskaj të shkojnë në Kushtetuese pasi kanë përfituar fonde publike.

Ky është vendim i prerë i selisë blu

SHKARKO APP