Grushta mes ish-deputetit Ervin Salianji dhe deputetit Ralf Gjoni, ngjarja në TCH

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji është përplasur në emisionin “Open” të Eni Vasilit me deputetin Ralf Gjoni, i cili tradhtoi vendimin e LSI dhe u fut në Parlament.

Në një kohë që Gjoni po fliste për çështjen e vendimit të Holandës për kthimin e vizave tregoi edhe për përvojën e tij në Britaninë e Madhe, ku siç tha ai kishte punuar si përkthyes për policinë “për ca lekë më shumë”. Menjëherë ka replikuar edhe Salianji, i cili i ka thënë se edhe tani ju keni zgjedhur të futeni në Parlament për “ca lekë më shumë”.

“Ca je ti, nuk përfaqësoni askënd! Merrni rrogën si hallexhinj” dhe vazhdoi duke e akuzuar edhe me shumë deputetin që tradhtoi LSI-në, ish-deputeti Salianji.

Ky debat ndodhi pas sherrit të gazetarit Ervis Iljazaj me deputetin Gjoni të cilit i tha ” je idiot”. Si të mos mjaftonin akuzat dhe fjalët e Iljazajt se “ti je turp i shoqërisë dhe një idiot”, pasuan sulmet e Salianjit, i cili iu drejtua Gjonit: “Ca burri je ti me këtë zë të hollë, trash zërin kur flet në TV se po ndot mjedisin publik. Dhe atë bojën që ta hodhën e ke pak”.

Por ndërhyri Eni Vasili për ta mbyllur sherrin, duke i hequr linjën direkt ish-deputetit.  Përplasjen në studio e kanë vazhduar dhe jashtë saj.

Siç mëson Opinion ish-deputeti Ervin Salianji është përplasur fizikisht me deputetin e ri të dalë nga lista e LSI, Ralf Gjoni. Një burim nga Top Channel tha se pas mbarimit të emisionit Open, ka patur sherr mes Salianji dhe deputetit të ri Gjoni.

Më pas stafi teknik dhe të ftuarit e tjerë kanë ndëhyrë për të mos lejuar që sherri të agravonte.

SHKARKO APP