Hakmarrja e Bashës. Përjashton Topallin, Bregun, Patozin, Boden, Imamin…
Në listat për zgjedhjet e 25 qershorit Lulzim Basha ka larguar nga PD rebelët dhe deputetët që e kanë kritikuar. Në total janë larguar 27 deputetë nga grupi aktual.
Lulzim Basha ka përjashtuar Jozefina Topallin, Majlinda Bregun, Eduard Selamin dhe Astrit Patozin, të cilët kanë qenë kritikë ndaj tij për drejtimin e opozitës, ndërsa përpos tyre ka vendosur që të spastrojë nga ‘erën Berisha’ edhe nga ish-ministra, Bode, Imami, Tafaj etj.
Nga të gjitha përjashtimet ajo që bie më shumë në sy është largimi i ish-kryetares së Kuvendit dhe një nga firgurat me më shumë mbështetje dhe ndikim tek e djathta, Jozefina Topalli. Kritikat e Topallit kanë qenë gjithmonë të matura dhe kërkesa e saj konstante ka qenë për një opozitë më të fortë. Janë të paqarta arsyet që e kanë çuar Bashën në vendimin e largimit të një deputetje dhe politikane brilante.
Basha ka vendosur që të ndërtojë skuadrën e tij të re duke u besuar të rinjve, nga vajza e Azem Hajdarit, Ervin Salianji, Grida Duma dhe deri te Besnik Aliaj, por është lënë jashtë kreu i Forumit Rinor, Belind Këlliçi, një nga të rinjtë më aktiv dhe më premtues në PD.
Në listat e Bashës janë rikthyer Alibeaj dhe Tritan Shehu, ndërsa surprizë janë emrat e Sazan Gurit në Berat dhe Preç Zogajt në Lezhë.
Përsa i përket aleatëve, Lulzim Basha ka arritur marrëveshjen me 5 prej tyre, ndërsa Kreshnik Spahiu është lënë jashtë. Në listat e reja të PD nuk janë 28 deputetë që u zgjodhën në listat e vitit 2013. Në lista ka plot të rinj, mirëpo shumica e grupit aktual të PD-së nuk është më. Më poshtë janë emrat e deputetëve që nuk u rikandiduan.
EMRAT E TË LARGUAREVE
- Asllan Dogjani
- Kastriot Islami
- Keltis Kruja
- Majlinda Bregu
- Myqerem Tafaj
- Bedri Hoxha
- Roland Keta
- Igli Cara
- Kosma Dashi
- Bedri Mihaj
- Arben Imami
- Arbiola Halimi
- Eduard Selami
- Genc Ruli
- Eleina Qirici
- Gjergji Papa
- Ridvan Bode
- Mimoza Hajdarmataj
- Albina Deda
- Gjovalin Bzhetaj
- Jozefina Topalli
- Irma Kopliku
- Astrit Patozi
- Liljana Elmazi
- Mhill Fufi (u largua nga PD)