Hapen 108 kutitë në Durrës dhe nis numërimi, LSI kërkon mandatin e Elona Gurit
Pas vendimit nga Komisioni i Ankesave dhe Sanksioneve (KAS), për të hapur kutitë në qarkun e Durrësit, paraditen e kësaj të mërkure ka nisur edhe procesi i numërimit, pas kërkesës së LSI-së. Lëvizja Socialiste për Integrim kërkon mandatin e Elona Gurit, e cila ishte edhe drejtuesja politike e LSI-së në këtë qark dhe e para e listës së kandidatëve për deputet.
Katër numërues nga administrata e KQZ do të rinumërojnë fletat e votimit në 108 kutitë. Nga ana e saj, LSI-ja pretendon se mandatin e parë në këtë zonë zgjedhore e ka humbur vetëm për 136 vota. Nëse arrin të marrë votat, Elona Guri do të bëhet pjesë e Parlamentit.
Por demokratët nuk patën fatin e aleatëve. Kërkesa e tyre për përsëritje zgjedhjesh u rrëzua nga KAS. Zgjedhjet me shumicë votash nga KAS-ja, po ashtu nuk do përsëriten as në Shkodër.