Hapet pas 8 orë bllokim aksi Librazhd-Prrenjas, ku mbeten të bllokuara qindra makina

Policia e Shtetit njofton se “Në vijim të informacionit të dhënë për bllokimin e qarkullimit në aksin rrugor “Librazhd – Qafë Thanë”, në vendin e quajtur Dragostunjë, ju njoftojmë se aktualisht  rruga është hapur dhe qarkullimi  i automjeteve vijon normalisht në të dyja kahet e lëvizjes.

Shërbimet e Policisë Rrugore, patrullat e Përgjithshme dhe Shqiponjat janë prezente në të gjithë gjatësinë e aksit, me qëllim monitorimin e lëvizjes së lirë të automjeteve.

Për shkak të fluksit të shtuar, Policia Rrugore e Elbasanit apelon për kujdes gjatë qarkullimit, qëndrimin në radhë dhe respektimin me rigorozitet të rregullave të qarkullimit rrugor”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

(kliko videon)

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka të drejtë Trumpi për Groenlandën?