Haradinaj pret Presidentin Meta: Të fuqizojmë faktorin shqiptar
“Krenar për Ramush Haradinajn dhe i bindur në pafajësinë e tij”- kështu u shpreh dy ditë më parë, Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta pas vendimit të Ramush Haradinajt për dorëheqjen nga posti i Kryeministrit.
Pasditen e kësaj të diele, Haradinaj ka pritur Kreun e Shtetit, Ilir Meta, takim që e zbuloi përmes një postimi në facebook. Sipas postimit, mes tij dhe Presidentit Meta, është folur për situatën politikë në Kosovë, Shqipërinë dhe në rajon. Nga ana tjetër kryeministri ende në detyrë dha mesazhin se angazhimi i përbashkët fuqizon faktorin shqiptar.
Kreu i Shtetit, në një postim në facebook, ka vlerësuar qëndrimin e Haradinajt të cilin e quan karakter frymëzues. Presidentin Ilir Meta në këtë takim e ka shoqëruar vajza e madhe, Bora Meta.
“Kënaqësi e veçantë të takoj sonte në Prishtinë Presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, bashkë vajzën Borën. Rast i mirë për të këmbyër mendime rreth aktualitetit politik në Kosovë, Shqipëri dhe rajon. Në proceset që po kalon Kosova, angazhimi i përbashkët përballë sfidave e fuqizon faktorin shqiptar”, shkruan Haradinaj.