Heqja e kabllove-merimangë në pallate, Benet Beci një shembull që duhet ndjekur nga Bashkitë e Republikës

Nga Jonida Halili-

Nëse qeveria dhe bashkitë kanë investuar në infrastrukturë, kudo nëpër Republikë, nëse qytetet po bëhen të jetueshme, një gjë ka mbetur e pazgjidhur: kabllot e internetit dhe energjisë elektrike që janë kthyer si rrjeta merimangash në çdo pallat.

Por kjo gjë kërkon veprim dhe vendosmeri për ti hequr dhe që kompanitë e internetit e OSHEE ti rregullojnë sipas standartit dhe në menyrë të kulturuar. Kompanitë e internetit nëpër çdo rreth fitojnë miliona nga tarifat që iu vendosin qytetarëve, por nuk harxhojnë lekë për ti shtruar në menyrë korrekte. Çdo qytetar e shikon te pallati i tij se si kabllot varen majë një copë hekuri dhe nuk merret vesh se si janë ngatërruar telat e panumërt me njeri tjetrin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo praktikë duhet të marrë fund në çdo qytet. Nuk ka nevojë kryeministri t’iu thotë kryebashkiakëve, por të marrin shembull nga Benet Beci në Shkodër. Ai e filloi heqjen e kabllove me forcën e policisë bashkiake dhe ndonëse pati në fillim hamendje se nuk do të bëhet gjë, tani e shikojnë se Beci e vuri në zbatim.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sot Benet Beci ka postuar një status: “Prej 10 ditësh po punojmë për pastrimin e të gjithë kabllove të internetit në pallatet e restauruara nga zona e Parrucës deri në fund të Xhabijeve. E koordinuar me të gjithë investimet e reja për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve, kjo nismë do të shtrihet në të gjithë qytetin.

Dua të falenderoj për mbështetjen disa nga kompanitë e internetit, OSHEE dhe vetë  komunitetin e banorëve. Padyshim edhe punëtorët e palodhur të Ndërmarrjes së Shërbimeve të Punëve Publike të Bashkia Shkodër .

Nga ana tjeter,  dua t’u siguroj se nuk do të ketë asnjë tolerim në ndërhyrjet e reja që kompanitë do të duan të bëjmë në vijim”- shkruan Beci.

Një shembull që duhet ndjekur nga të gjithë kryebashkiakët e vendit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?