“Heshtja e Ramës për Tahirin nuk e mbron ish-ministrin dhe as PS”

Shtatë ditë më parë, Policia e Shtetit arrestoi në Elbasan biznesmenin Orest Sota. Në makinë e tij u gjetën 860 mijë euro dhe dy patenta lundrimi të ish-ministrit Saimir Tahiri. Rrethanat e këtij arrestimi dhe detajet e publikuara për ish-ministrin rënduan dhe më shumë pozitën e Saimir Tahirit, i cili është nën hetim nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për “trafik droge” dhe “korrupsion”.

Por që nga ajo ditë nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga Partia Socialiste dhe as nga vetë ish-ministrit. Janë shumë pyetje që kërkojnë përgjigje lidhur me shumën e parave, destiancioni i të cilave është i paqartë, lidhjet e biznesmenit Sota me Tahirin dhe mbi të gjitha prania e dokumenteve personale të ish-ministrit në makinën e biznesmenit.

Për të gjitha këto paqartësi nuk ka asnjë qëndrim zyrtar nga Tahiri personalisht, por nga Partia Socialiste e cila e ka kur Prokuroria kërkoi arrestimin e ish-ministrit e mbrojti atë si kurrë më parë. Edi Rama doli në krye të avokatisë për ish-mninistrin duke i cilësuar akuzat e Prokurorisë si politike dhe të sajuara nga “hetuesit e PD”. Ndërsa sot, personi që nuk ka thënë asnjë fjalë, por i është shmangur komenteve në çdo dalje publike, është Edi Rama.

Kjo heshtje e PS dhe e vetë ish-ministri po kthehet në një problem edhe mazhorancën.

Televizioni “Top Channel”, qëndrimet editoriale të të cilit shpesh janë afër linjës së maxhorancës aktuale, në një kronikë të publikuar sot thotë se heshtja po dëmton Saimir Tahirin, por edhe vetë Partinë Socialiste. Ndërsa i kujton Edi Ramës se PS po flet për një kryebashkiak të PS dhe ujin e puseve, por jo për një çështje kaq të rëndësishme si ajo e ish-minsitrit.

Kronika e Top Channel:

“Që nga 1 nëntori kur u kap një makinë me 863 mijë euro dhe dy patentat e tij, ish-ministri Tahiri nuk ka folur më publikisht.

Nuk ka sqaruar çfarë lidhje ka me Orest Sotën, që ndërtoi komisariatin ku Tahiri është deputet? Si ndodhi që patentat e tij ndodheshin në makinën e Sotës? Pse nuk e deklaron Tahiri që 863 mijë eurot s’kaëe lidhje me të?

Ndërkohë që ka 7 ditë që opinioni publik pret përgjigje, Tahiri hesht.

Dy javë më parë, kur Tahiri doli gjithandej dhe dha dy konferenca shtypi për të mohuar lidhjen me Habilajt. Por jo vetëm Tahiri s’ka sqaruar asgjë, por edhe Partia Socialiste preferon të flasë për kryetarin e Bashkisë së Mallakastrës se sa për ish-ministrin e vet.

Mjafton për një parti fakti që ky nuk është i tyri, ndërkohë që deklarojnë masa për ata që ujisin bahçet pa paguar ujin?

Sa më gjatë zgjat heshtja, ajo s’e mbron as Tahirin dhe as Partinë Socialiste”.

SHKARKO APP