Hetime intensive nga insititucionet/Cilin deputet do arrestojnë këtë fundjavë?
Burime shumë konfidenciale nga organet e hetimit thonë nën zë se një deputet i Kuvendit të Shqipërisë do të arrestohet këtë fundjavë. Deputeti është nën hetim prej muajsh për lidhjet e tij me krimin, korrupsionin dhe pasurinë e pajustifikuar. Prokuroria e ka dërguar dosjen në gjykatë dhe pritet vendimi i kësaj gjykate e cila siç tregojnë burimet, kjo gjykatëse e ka marrë vendimin për arrestim ndaj deputetit.
Mësohet se këtë informacion e ka marrë vesh kryeministri Rama, dhe po bën namin ndaj prokurorit që ka firmosur kërkesën drejtuar gjykatës për arrestimin e deputetit të PS.