Hetime për pastrim/E gjithë pasuria e Gjergj Bojaxhi në sitën e Prokurorisë

E gjithë pasuria e ish-kandidatit për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhi, është nën sitën e Prokurorisë, pas kallëzimit të bërë nga Drejtoria e Përgjithshme për Krimin e Organizuar dhe Krimet e Rënda dhe Drejtoria për Krimin Ekonomik e Financiar në Policinë e Shtetit.
Prokuroria e Tiranës ka regjistruar procedim penal në lidhje me aktivitetin e kompanisë “Everest Oil”, ku Bojaxhi është pronar. Mbi të rëndojnë akuzohet për mashtrim me kredi, pastrimit të produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, si dhe fshehje të ardhurash.
Në dosjen që Drejtoria e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Policinë e Shtetit i ka dërguar Prokurorisë, më datën 4 Mars renditen të gjitha veprimet jo ligjore, që sipas saj, Bojaxhi ka kryer me kompaninë e tij, nga viti 2012 deri në vitin 2016.
Kompania “Everest Oil” është themeluar nga një shoqëri në Napoli, me aksionerë Jola Bojaxhi (bashkëshortja e ish – Drejtori të KESH dhe ish – Ministrit të Financave), Andrea Valerio, Oltion Spiro dhe Altin Fani, me Administrator Gjergj Bojaxhi.
Sipas materialit të Policisë së Shtetit, ish – Drejtori i KESH ka bërë transaksione të dyshimta me shtetas dhe kompani ruse e gjeorgjiane të naftës e gazit. Bëhet fjalë për kompaninë “Kokhard Trading Group”, e themeluar në ishujt British Virgin nga Igor Kalinin, një rus i dënuar 7 vjet e 10 muaj burg, për mashtrim dhe ushtrim prostitucioni.
Policia sqaron se, nga Bojaxhi janë depozituar gjatë periudhës 2012 – 2015, mbi 26 milionë dollarë. Veç kësaj shume, 100 milionë dollarë përllogariten paratë hyrëse nga llogari të tjera të kompanisë.
Shoqëria “Everest”, në vitet 2013 e 2014 rezulton me fitim mbi 200 milionë lekë dhe xhiro mbi 18 miliardë lekë, ndërkohë që ka patur respektivisht 11 dhe 6 punonjës, duke mos zotëruar sipas policisë, aktivitet afatgjatë (ndërtesa, mjete pune etj), por të gjitha me qera, si depozitat e naftës, ashtu dhe zyrat e saj.
Policia shton më tej në materialin e dërguar prokurorisë se, duke qenë se “Everest Oil sha” rezulton të jetë një superkompani me fitime mbi 280 milionë lekë, përse Lumturi Hasamataj, vjehrra e Bojaxhi, i shet aksionet për vetëm 26 mijë euro, ndërkohë që nga shpërndarja e fitimit të kompanisë për vitin 2014, Lumturi Hasamataj ka përfituar 60 milionë lekë osë 430 mijë euro.
Totali i kreditimit të kësaj kompanie për vitin 2012 – 2015 është rreth 170 milionë dollarë.
Sipas policisë janë evidente dyshimet për krijimin, zhvillimin dhe operacionet financiare të kësaj kompanie. Ndërsa janë shpërndarë dividentë në shumën e 223 milionë lekëve. /Tvklan

SHKARKO APP