Komisioni për CEZ, Pjerin Ndreu: Policia të sjellë me forcë Sali Berishën
Komisioni Hetimor Parlamentar diskutoi sot për zyrtarët që duhet të dëshmojnë lidhur me shitjen e kësaj kompania dhe problamatikën e kontratës së dështuar. Një prej personave që duhet të dëshmojë në këtë komision është dhe ish-kryeministri Sali Berisha.
Deputeti socialist Pjerin Ndreu tha se në rast se Berisha do të shmanget nga dëshmia e tij në komisionin hetimor parlamentar të ngritur për çështjen CEZ, të zbatohet neni 16 i ligjit që vetë Kuvendi ka miratuar, dhe nëse Berisha nuk paraqitet në komision, me arsye të pajustifikuara, të sillet forcërisht me polici.
Sipas tij, kjo masë duhet të merret jo vetëm për ishkryeministrin Sali Berisha, por për të gjithë ata zyrtarë të qeverisë së tij, që kanë pasur lidhje me privatizimin e CEZ.
Kërkesës së Ndreut i është përgjigjur kreu i Komisionit Taulant Balla i cili tha se “do jemi shumë strikt në zbatimin e ligjit”.