Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E hënë, 9 Nëntor 2026, 03:56 Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten Futbolli spanjoll është tronditur nga vdekja e sulmuesit të Tenerife-s, Jesús de Miguel, pas një përplasjeje të rëndë gjatë ndeshjes me Andorrën. Futbollisti 30-vjeçar…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
Lajmet e fundit
Në trend
  • Jesús de Miguel
  • Normat e interesit
  • TikTok dhe BE
  • Barcelona-Atletico
  • Opozita dhe Rama
  • SPAK, SHISH
  • Dhuna në Bulevard
  • Aksidenti në Durrës
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Hiqeni emrin e rrugës “Ukraina e Lirë” nga Tirana! Zelensky quan Kosovën pjesë të Serbisë…

Hiqeni emrin e rrugës “Ukraina e Lirë” nga Tirana! Zelensky quan Kosovën pjesë të Serbisë…

Kryesore
E hënë, 10 Gusht 2026 09:40
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Mjaft me diplomacinë e servilizmit! Një zhabok ukrainas që endet nëpër botë se “na ka sulmuar Rusia” del hapur kundër Kosovës. Dhe ku, pikërisht nga Beogradi!

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, shkoi në Beograd dhe ritheksoi se qëndrimi i Ukrainës ndaj Kosovës nuk ka ndryshuar. Ukraina vazhdon të mos e njohë Republikën e Kosovës. Pra e quan si pjesë të shtetit serb! Ky është kulmi ndërkohë që Kosova dhe Shqipëria e kanë mbështetur hapur Ukrainën.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Bashkia e Prishtinës e hoqi flamurin ukrainas në shenjë kundërpërgjigje. Një akt patriotik. Atëherë edhe Tirana duhet të reagojë. Bashkia e Tiranës duhet të heqë sot emrin “Ukraina e Lirë” nga rruga që mban këtë emër.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Jo nesër! Jo kur të ndryshojnë erërat diplomatike. Debati duhet hapur tani.

Mund t'ju interesojë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjob...

Para 4 orësh
Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

Para 11 orësh
Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Kryetarët e opozitës ruajnë partitë, Rama ruan pushtetin!

Para 13 orësh

Sepse edhe dinjiteti kombëtar ka një kufi.

Shqipëria e ka mbështetur Ukrainën. Kosova ka folur pro Ukrainës. Edi Rama mbetet kryeministri që me shumë ka folur për Zelenskyn se sa për vete! Bile sa ka bërë kryeministri Rama për Ukrainën zor se e ka bërë politikan me fjalime në Europë. Edhe Albin Kurti përherë pro Zelenskit. Shqiptarët janë solidarizuar me popullin ukrainas që nga dita kur Rusia nisi agresionin.

Dhe çfarë dëgjojnë në këmbim?

Nga Beogradi, Presidenti Zelensky u thotë shqiptarëve se Ukraina vazhdon të mos e njohë Kosovën!

Zelensky i kërkon botës çdo ditë të mbrojë sovranitetin e Ukrainës. Dhe ka të drejtë. Kërkon të respektohet integriteti territorial i Ukrainës. Dhe ka të drejtë. Kërkon ndihmën e NATO-s dhe të vendeve anëtare të saj. Shqipëria është anëtare e NATO-s dhe ka qenë në krah të Ukrainës. Por kur vjen puna te Kosova, Kievi vazhdon të thotë: nuk ju njohim! Atëherë lind një pyetje elementare: Pse liria e Ukrainës duhet të jetë e shenjtë për shqiptarët, ndërsa liria e Kosovës nuk qenka e denjë për njohjen e Ukrainës? Kosova nuk është Krimeja. Kosova nuk është Donbasi. Kosova erdhi pas represionit, luftës, spastrimit etnik, ndërhyrjes së NATO-s dhe një procesi të gjatë ndërkombëtar.

Kosova është shtet i pavarur.

Dhe këtë realitet Zelensky duhet ta dëgjojë edhe nga Tirana. Prishtina reagoi. Tirana çfarë pret? Në Prishtinë reagimi erdhi. Kryetari i Bashkisë, Përparim Rama, hoqi simbolikën e “Free Ukraine”.

Veprim simbolik? Po. Por edhe vendosja e flamujve ukrainas ishte simbolike. Edhe emërtimi i një rruge në Tiranë si “Ukraina e Lirë” ishte simbolik. Atëherë përse solidariteti simbolik duhet të funksionojë vetëm në një drejtim? Në vitin 2022 Tirana ndryshoi emrin e rrugës ku ndodhet Ambasada ruse dhe e quajti “Ukraina e Lirë”. Ishte një mesazh i fuqishëm politik. Shqipëria i thoshte Moskës: jemi me Ukrainën. Por sot kemi të drejtë t’i themi edhe Kievit: Ne ishim me ju. Po ju, ku jeni kur bëhet fjalë për Kosovën?

Bashkia e Tiranës duhet ta heqë emrin.

Nuk ka më arsye që një rrugë e kryeqytetit shqiptar të mbajë një emërtim politik në nderim të një shteti që refuzon të njohë Republikën e Kosovës. Prandaj Këshilli Bashkiak i Tiranës duhet të mblidhet dhe ta rishikojë vendimin.

Hiqeni emrin “Ukraina e Lirë”!

Vendosni rrugës emrin që kishte më parë ose një emër shqiptar. Madje, nëse Tirana dëshiron të japë një mesazh që kuptohet edhe në Kiev, mund të zgjedhë një emërtim që nderon Kosovën.

Sepse edhe Kosova është e lirë. Edhe Kosova ka luftuar për lirinë e saj. Edhe shqiptarët e Kosovës janë vrarë dhe dëbuar nga shtëpitë e tyre. Liria nuk mund të ketë dy standarde.

Shqipëria nuk është vasale diplomatike e askujt. Të jemi të qartë. Të mbështesësh Ukrainën nuk do të thotë t’i japësh Zelenskyt të drejtën të shpërfillë Kosovën. Shqipëria nuk duhet t’i përulet askujt kur diskutohet shtetësia e Kosovës.

As Moskës.

As Beogradit.

As Kievit.

As kujtdo tjetër.

Kosova është interesi ynë kombëtar.

Rama dhe Kurti kanë bërë pjesën e tyre. Tani radha është e Zelenskyt, të njohë Kosovën.

Në shumë çështje Edi Rama dhe Albin Kurti nuk bien dakord. Por ndaj Ukrainës të dy kanë mbajtur një qëndrim të qartë. Rama e ka pritur Zelenskyn në Tiranë dhe Shqipëria i ka dhënë mbështetje politike Ukrainës. Kosova, megjithëse vetë lufton për njohje ndërkombëtare, është rreshtuar me Ukrainën. Dhe Zelensky nuk mund të vijë te shqiptarët për mbështetje e pastaj të shkojë në Beograd dhe, përballë Serbisë, të ritheksojë mosnjohjen e Kosovës.

Politika e jashtme ka interesa, sigurisht. Edhe Ukraina ka interesat e saj. Por atëherë edhe Shqipëria ka të vetat. Dhe Kosova është shumë më e rëndësishme për Shqipërinë sesa dëshira për t’i bërë qejfin çdo lideri të huaj. Në Beograd duhej të kishte heshtur, nëse nuk kishte kurajën të njihte Kosovën.

Ka edhe diçka tjetër që e bën deklaratën politikisht më të rëndë.

Vendi ku u bë. Beogradi!

Nëse Zelensky nuk ishte gati të ndryshonte qëndrimin e Ukrainës ndaj Kosovës, mund të kufizohej në formulimet e zakonshme diplomatike.

Por ritheksimi i mosnjohjes së Kosovës pikërisht në Serbi i jep Beogradit atë që kërkon prej vitesh: argumentin se edhe një vend që lufton për sovranitetin e vet vazhdon të mbështesë pozicionin serb për Kosovën.

Kjo duhet të marrë përgjigje politike. Jo me sharje. Jo me kërcënime. Por me dinjitet shtetëror.

Nuk mund të ketë “Ukrainë të Lirë” dhe Kosovë që nuk njihet!

Hiqeni tabelën “Ukraina e Lirë”!

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten
Para 3 orësh

Tragjedia e Jesús de Miguel: Përplasja në fushë, vdekja në spital dhe pyetjet që mbeten

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor
Para 3 orësh

Presidentja e BQE: Pritet rritje e madhe e normave të interesit bankar në dhjetor

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?
Para 4 orësh

Cilat rregulla zbatohen në rast të një kërcënimi për bombë në avion?

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë
Para 4 orësh

Bashkimi Europian vendos: TikTok rrezikon shëndetin e përdoruesve! Do përballet me gjobë të rëndë

Më të lexuarat

1 Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!
Para 11 orësh

Berisha: Mafia e ka tmerr Berishën!

2 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 21 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

3 Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel
Para 18 orësh

Bllokohet për kilometra Unaza e Madhe, TEG-Surrel

4 Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…
Para 13 orësh

Kreshnik Spahiu: Dje dhuna në Bulevard kishte një emër…

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.