Histori e trishtë e një çifti. 22 vjeçarja vdes nga kanceri në duart e të fejuarit

Histori e pazakontë. Kur mësoi se e fejuara ishte prekur nga kanceri, asaj i kishin mbetur vetëm 4 muaj jetë. Djali shkodran rrëfen tragjedinë dhe dhimbjen e përjetuar dhe përlot me historinë e tij për “ShkodraNews”.

“E fejuara ime ishte 22 vjeçe kur u diagnostikua me kancer, e metastazat kishin prekur edhe mushkëritë.

Ishim të dy studentë të ‘Luigj Gurakuqit’ atë vit të zi. Kur e mësuam lajmin e kobshëm, nuk arrija ta besoja së kishte vetëm 4 muaj jetë. U bëra kujdestari i saj natë e ditë. Dhimbja që ndjeva në vend që të më mposhte, m’u kthye në forcë. Si mund ta lija vetëm të voglën time në ato momente???

Swiss Digital Desktop Reklama

Ishim shumë afër me njëri-tjetrin çdo sekondë, nuk pranova që askush tjetër veç meje të kujdesej për të për të përditshmet, e ushqeja si fëmijën, i bëja dush e gjithçka.

Swiss Digital Mobile Reklama

Duke qenë se kanceri i saj u zhvillua aq shpejt dhe ishte tepër agresiv, e vogla ime shumicën e kohës e kalonte në agoni.

I kam lexuar aq shumë faqe, i kam vënë aq shumë muzikë, e video-kaseta filmash, sepse më dukej sikur ajo shihte dhe ndjente si dikur. Me të po ikte dhe shpirti im. Po iknim bashkë! Flisnim për shumicën e gjërave, por një nga gjërat më të vështira për të diskutuar ishte vdekja e saj dhe jeta ime më pas. Ajo ishte shumë e zgjuar për t’i fshehur të vërtetën dhe pa ia thënë ne tha: Nuk dua të vdes në spital!

Kështu që e morëm në shtëpi. E njihja që kur ishte vajzë e vogël me gërsheta e prej 6 vitesh ishim të lidhur.

Kur e shikoja si më tretej para syve dita-ditës, zemra ime ndahej në copa. Kam kontaktuar mjekë nga Austria në Turqi. Rrija pas video-kamerave me shpresën se njëri prej tyre do të më thoshte: Sille!

Por jo, asnjë shans për mbijetesë për të voglen time. Një nga gjërat e fundit që më tha ishte “Lërmë të iki”. I kam premtuar që do ta dua gjithmonë. E që një ditë do të takohemi! Isha me të kur mori frymën e fundit, ishte aq e dhimbshme”, shkruan djali citon Express

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?