Historia tragjike e nënës 30-vjeçare që humbi jetën me vajzën 8-vjeçare

26 viktima deri tani. Historitë e tyre janë drithëruese dhe që të bëjnë të përlotesh deri në vajtim.

Gazeta më e madhe zvicerane, Blick, i ka kushtuar një shkrim vdekjes nga tërmeti të një nëne 30-vjeçare dhe vajzës 8-vjeçare.

“Tërmeti shkatërroi një pallat me gjashtë kate në Durrës, ku jetonte Diena Meçaj Karanxha (30) dhe e bija, Esiela (8). Teksa ekipet e shpëtimit e gjetën vogëlushen të vdekur, ata e nxorën mamanë e re nga rrënojat të gjallë pas dy orësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Për 14 orë qëndroi ajo e plagosur rëndë në rrënoja. Diena Karanxha u dërgua në spital, por humbi jetën aty.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ajo ndoqi kështu burrin e saj dhe babanë e Esielës. Karanxha e humbi burrin në vitin 2015 dhe jetonte vetëm me të bijën e vogël në pallat.

Në një postim në FB në vitin 2015, ajo vajtonte humbjen e burrit, të cilin e quante me dashuri Dori: “Falenderoj Zotin çdo ditë për fatin që pata. Por jeta na vendos përpara provave të vështira”.”

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?