Historike/ Mundësi Valiev i jep medaljen e parë Shqipërisë në Lojërat Olimpike

Chermen Valiev shkruan historinë  për Shqipërinë, në Paris 2024. Mundësi kuqezi (me origjinë nga Osetia e Veriut, Rusi) i dhuron Shqipërisë medaljen e parë në historinë e Lojërave Olimpike. Valiev mposhti me rezultatin 6-2 në finalen për medaljen e bronztë Viktor Rassadin nga Taxhikistani në stilin e lirë në mundje në peshën deri në 74 kg.

Një ditë historike për sportin shqiptar që merr medaljen e parë në një Olimpiadë në sportin e mundjes.

Rrugëtimi i skuadrës kuqezi nuk përfundon me kaq, pasi ditën e diel Islam Dudaev do të përpiqet të fitojë edhe ai një medalje bronzi.

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti

Mund të jetë një imazh i 1 person

Medalja e parë olimpike për Shqipërinë, reagon Edi Rama: Faleminderit kampion!

SHKARKO APP