Holanda bën kërkesën zyrtare: Shqipërisë t’i kthehen vizat për në BE

Edhe kjo duhej, shqiptarët mund të përballen me heqjen e vizave. Policia dhe Prokuroria Holandeze kanë hartuar një raport ku kërkojnë rikthimin e detyrimit të vizave për shtetasit shqiptarë në hapësirën Schengen.

Autoritetet holandeze kërkojnë rivendosjen e regjimit të vizave për shtetasit shqiptarë, duke kushtëzuar kështu lëvizjen e tyre në hapësirën Shengen. Pas problematikave në rritje te kriminalitetit nga bandat shqiptare në Holandë, Policia Holandeze në bashkëpunim me Prokurorinë Holandeze kanë këshilluar Qeverinë për të rikthyer vizat për të gjithë shtetasit Shqiptarë në zonën Schengen.

Këtë e konfirmon një memo e brendshëm që përshkruan raportin në fjalë, i cili i është nisur për këshillim qeverisë, ku kërkohet pikërisht rivendosja e regjimit të vizave. Një kërkesë e tille është siguruar në një mënyrë ekskluzive nga ABC News. Por jo vetëm. Disa media hollandeze shkruajnë se kjo kerkesë mund të miratohet nga qeveria hollandeze në muajin tetor.

Kriminelet shqiptarë në Holandë janë fuqizuar se tepërmi vitet të fundit, ku ata operojnë kryesisht në trafikun e drogës, pastrim parash dhe në trafikun e qenieve njerëzore. Për Policinë dhe Prokurorinë Holandeze, mënyra më e mirë për të luftuar këtë fenomen është rikthimin e detyrimit për pajisjen me vizat në mënyrë që shtetasit shqiptarë të mos hyjnë më lirisht në zonën Schengen dhe në Holandë.

Policia e Amsterdamit ka konfirmuar ekzistencën e këtij raporti, dhe tha që Policia ka parë një fuqizim të fortë t elementëve kriminalë në Holande. Numri i të dyshuarve për vepra penale me kombësi shqiptarë përgjatë një viti është dyfishuar, duke shtyrë kështu kërkesën për masa më të ashpra.

Do të jetë qeveria në Holandë që do të vendosë për një masë të tillë, që deri tani po studion raportin.

Zyra e ministrit të Brendshëm preferon të reagojë pasi ministri të ketë marrë vendimin e tij.

Të paktën disa parti politike janë shprehur në të kaluarën pro forcimit të masave shtrënguese për shqiptarët, dhe kështu rikthimi i vizave mund të jetë një opsion real për Holandën. Natyrisht që kjo nuk është zgjidhja për të dënuar një popull për shkak të disa banditëve shqiptarë, të cilët duhen arrestuar. Edhe Britania e Madhe ka shtrenguar fort dhënien e vizave për shqiptarët pasi atje, kryesisht, grupet kriminale të drogës dhe prostitucionit drejtohen nga shqiptarë.

Një kerkesë e tillë po shqyrtohet edhe nga qeveria suedeze dhe ajo zviceriane. Ndërsa Franca i ka vënë kushte të forta qeverisë shqiptare që të parandalojnë emigrantët shqiptarë, të cilët kërkojnë azil në Francë. Me sa duket me këtë lidhet edhe urdheri i Haki Çakos, drejtorit të përgjithshëm të policisë së shtetit për moslejimin e kalimit nga pikat kufitare shqiptare të personave që duan të ikin, por që nuk kanë biletë kthimi, shumën e duhur për qëndrimin e tyre në vendet e BE si dhe vendin ku do të shkojnë. Pa këto dokumenta dhe shuma garancie nuk lejohen të kalojnë.

Qeveria shqiptare duhet të reagojë para se kërkesa hollandeze të bëhet fakt dhe bllokim për shqiptarët.

Image

SHKARKO APP