Holanda u thotë “jo” negociatave me Shqipërinë, “po” Maqedonisë së Veriut

Parlamenti i Holandës ka votuar pro çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe jo për Shqipërinë. Vendimi i Holandës vjen pak ditë para se Këshilli i Europës të marrë vendimin final për Maqedoninë dhe Shqipërinë dhe praktikisht rrëzon marrjen e statusit për Tiranën.

Ditën e sotme janë votuar katër mocione në parlamentin holandez. Dy mocione kishin të bënin me refuzimin dhe hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe dy për Maqedoninë.

Për Shqipërinë është votuar kundër çeljes se negociatave. Ndërsa për Maqedoninë e Veriut është miratuar çelja e negociatave.

Votimi i Holandës është akti më domethënës se qëndrimi i këtij shteti nuk lidhet me euroskepticizmin dhe as me problemet e partive ekstreme në këtë vend, por me kundërshtinë qeverisë “Rama”.

Përderisa Maqedonia e Veriut mori miratimin për negociatat, vota ndaj Shqipërisë është një votë kundër qeverisë “Rama” për gjithë ankesat që Holanda ka paraqitur me kohë për krimin, trafiqet dhe azilantët.

Qëndrimi i Holandës u paralajmërua disa muaj më parë, kur u votua kërkesa për rikthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptare. Por qeveria “Rama”, e cilësoi këtë hap si pjesë e fushatës elektorale për Parlamentin Europian, ku partitë kundër zgjerimit të BE kërkonin të merrnin vota duke sulmuar emigrantët.

Ndërkohë vendimi i sotëm është një qëndrim i qartë që nuk lidhjet me rrymat kundër BE, por me qëndrimin e një shteti kundër mungesës së luftës kundër krimit dhe korrupsionit nga një vend që kërkon të jetë pjesë e BE.

Në argumentet e mocionit të votuar kundër Shqipërisë, renditen si arsye mungesa e progresit në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

SHKARKO APP