E rrembejnë, e urinojnë me forcë në kokë 20 vjeçarin, por arrestohen

Policia identifikon autorët por dhe viktimën e bulizmit në videon e publikuar online ditën e djeshme dhe që ngjalli mjaft indinjatë.

Policia thotë se autorët janë shtetasit e identifikuar me incialet R. N., 34 vjeç, në Tiranë. – D. N., 19 vjeç, banues në Tiranë. Ndërsa viktimë është një djalë 20 vjeç.

“Nga ana e specialistëve të policisë u bë i mundur identifikimi i personit të dëmtuar me iniciale A.Ç., 20 vjeç, banues në Tiranë, i cili ka kallëzuar se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta.

“Personat e sipërpërmendur e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe kanë kryer veprime jo të hijshme, e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar” informon policia e Tiranës.

Ndaj dy personave ka nisur hetimi për “Dëmtime të tjera me dashje” “Fyerje” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet: 90, 119 dhe 110 të Kodit Penal.

Personat e sipërpërmendur e kanë marrë me mjetin e tyre 20-vjeçarin dhe kanë kryer veprime jo të hijshme, e kanë goditur dhe veprimet i kanë filmuar. Materialet proçeduriale ju kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Parë Tiranë për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP