Spektakli politik/ Facebook-u dhe dëgjesat publike të kryeministrit Rama

Ja si e kalon kohën kryeministri Rama. Dëgjesa publike, të cilat i shndërron mjeshtrisht në spektakle publike. Dhe debate në facebook me qytetarët. Sikur e miklon kjo mënyrë pune. Por duket se Rama ka kapur një mënyrë praktike të komunikuari, pasi teknologjia e sotme të lejon, edhe pa shkuar në zona, të komunikosh me qytetarët. Në fakt Edi Rama e ka si art e shlodhje këtë mënyrë komunikimi. Dhe përgjigjet i shkruan vetë, e jo siç thuhet se Endri Fuga ia bën gjithë punën në facebook. Kush e njeh nga afër, dikur, Edi Ramën e di se ai nuk rri dot pa këtë mënyrë debati. E ka edhe si sport. Por nganjëherë kryen punë, njërëzve.

Tani që është si gjysëm pushim, pas zgjedhjeve,  rri buzë verandës së vilës qeveritare, ha mëngjezin, pi kafenë, merr laptopin mbi gjunjë dhe debaton me qytetarët.  I shijon kaq shumë kjo mënyrë pune, sa do ishte gati ta mbante qeverinë edhe 12 vite të tjera! Në drekë prapë me laptop në krah e me pjatën para, plot me meze deti, fillon e shkruan duke debatuar në facebook. Ikën edhe dreka. Vjen darka. Prapë laptop, pjatën para dhe facebook-u vlon nga debatet.

I madh ky kryeministri!- shkruajnë në facebook.

Edi Rama është mjeshtër komunikimi online. Ndaj qytetarët me facebook përpara dhe pa bukë në shpi i shkruajnë kryeministrit, dhe bërtasin nëpër katund: U shkrujta me kryeministrin! I madh ky Rama, mu përgjigj në facebook! Dhe populli turret për të shkruar, ndonëse nuk ka drita në një pjesë të kohës, por ama shkon në autobuz në qytet, karikon celularin dhe kthehet në katund për të shkruar në facebook, prapë kryeministrit.

I madh ky kryeministri! Ua ka mësuar hilenë dhe psikologjinë. Komunikon me ta, përditë. Ndonëse nuk kanë rrugë, drita apo punë; prapë kënaqen që u shkruan kryeministri. Kur mërzitet me dëgjesat publike, fillon prapë me facebook.

Aktor i madh!

Ja një pjesë nga komunikimi i fundit i Edi Ramës:

SHKARKO APP