IGJEO: Sonte dhe nesër shi e borë në Lezhë, Dibër, Durrës, Kukës, Tiranë dhe Elbasan

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit (IGJEO) ka njoftuar qytetarët për reshje intensive sonte (2 janar) dhe nesër (3 janar), kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Në Shkodër dhe Kukës priten vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël dhe rrëshqitje dherash, ndërsa në zonat urbane mund të ketë përmbytje të lokalizuara.

Reshje shumë të stuhishme priten gjithashtu në qarqet Lezhë, Dibër, Durrës, Tiranë dhe Elbasan, me mundësi shtrëngatash. Në zonat malore dhe Alpe do të bjerë dëborë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Era pritet mesatare deri e fortë në bregdet. IGJEO u bën thirrje qytetarëve të tregohen të kujdesshëm dhe të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Instituti i Gjeoshkencave paralajmëron: Në zonat malore të qarkut të Vlorës priten reshje dëbore

Reshjet dhe ngricat bllokojnë rrugët në Qarkun e Shkodrës, mbi 200 mjete të ndaluara

Alarmante situata e trafikut në aksin Librazhd-Elbasan

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?