Shqipëria pak ditë pushim nga politika e sherrit.Ikin deputetët drejt Francës

Të shtunën ora 15.00 Shqiperia ndeshet me Zvicrën për kampionatin europian të futbollit. Kjo është quajtur supërndeshja e grupit A ose siç e thonë mediat si ndeshja Shqiperi-Shqiperi (Zvicer), pasi në ekipin zviceran janë shumë lojtarë VIP me origjinë shqiptare e kosovare.

Drejt Francës janë në udhëtim mijëra shqiptarë për të ndjekur direkt në stadium ndeshjen e Shqipërisë. Edhe kryeministri Rama u nis për të parë ndeshjen hapëse Francë-Rumani ditën e premte ora 21.00 e me pas Shqiperi-Zvicer ditën e shtunë. Përveç kryeministrit janë nisur dhe një numër i madh deputetësh dhe zyrtarësh shqiptarë.

Këto ditë duhet të jetë një Shqiperi më e qetë dhe vetëm sportdashëse.

Shikoni sallën e parlamentit. Bosh !

kuvendi-bosh-1

Ç’ndodh në Francë me ekipin shqiptar?

Mbi 250 të pranishëm në seancën stërvitore të pasdites për kuqezinjtë në tribunën e fushës se Yvves Jannou, ne Francën veriperëndimore. Gianni de Biasi kishte parashikuar një seancë të hapur stërvitore dhe fansat kuqezi nuk kanë munguar për të qenë pranë idhujve të tyre duke e bërë praninë e tyre të ndihej edhe me ovacionet gjatë seancës stërvitore që zgjati rreth 80 minuta. Padyshim të gjithëve ju është dashur të përballen edhe me kontrolle të imtësishme duke qenë se siguria është një temë dite në Europianin francez.  Një tjetër konfirmim ky se tifozët shqiptarë do të jenë të shumtë në Francë dhe përkrahja e tyre nuk do të mungojë për Kombëtaren. Për sa i përket seancës stërvitore me grupin është bashkuar dhe Mergim Mavraj që në sesionin e paradites kishte munguar për shkak të një lodhje muskulore. Pas ritualit të nxehjes, skuadra ka vijuar përgatitjen taktike ku fokusi ka qenë ndërtimi i aksioneve që në regjinë e mesfushës me hapjen e lojës nga krahët, krosimet dhe për tu finalizuar me goditjet para portës për sulmuesit Cikalleshi, Balaj, Sadiku e Gashi. Ka patur dhe disa momente ankthi për shkak të një lëndimi në dorë të Etrit Berishës por për fat ka qenë një alarm fals, pasi është konfirmuar se gjithçka është në rregull me portierin që ka mundur të marrë pjesë edhe në një ndeshje brenda grupit në hapësirë të kufizuar, ku De Biasi sërish kishte përzier kartat duke mos bërë ndarjen klasike në titullarë dhe linja të dyta, Ndeshje e cila është mbyllur me një gol spektakolar të Taulant Xhakës. Ka qenë ky fundi i seancës stërvitore për lojtarët por jo për tifozët të cilët pasi ishin shpërblyer për udhëtimin e tyre për të parë nga afër kombëtaren edhe me shpërndarjen e bluzave, flamujve, shajeve e stemave me simbolet kombëtare nga FSHF me përfundimin e përgatitjeve të pasdites kanë pasur mundësinë që marrin si kujtim edhe autografe dhe nga një foto me trajnerin De Biasi, ndërsa ata më të duruarit që qëndruan deri në fund janë shpërblyer me dhurata me të vërtet speciale, topa me autografet e futbollistëve kuqezi.

“Stade de France” gati për hapjen e kampionatit

Kur na ndajnë dhe pak orë nga nisja e kampionatit europian, impianti i cili do të presë ndeshjen hapëse është gati. Stadiumi ku do të luhet ndeshja hapëse e “Euro 2016” është “Stade de France” i cili ka marrrë një pamje spektakolare përpara inagurimit të turneut dhe ndeshjes së parë që do të jetë mes Francës dhe Rumanisë.

Përpara nisjes së ndeshjes impianti do të presë 24-tër përfaqësueset që do të marrin pjesë në këtë event. Gjithashtu do të ketë performim live të një nga Dj-ve më të njohur në botë, David Guetta i cili do të prezantojë këngën zyrtare të “Euro 2016”.

Performanca muzikore, ku do të ketë bashkpunim me sportdashësit do të mbyllet me shpalosjen në tribuna të  flamujve të 24 vendeve pjesëmarrëse, për ti lënë më pas radhën startit të ndeshjes Francë-Rumani që do të luhet në orën 21:00.

f3 f1 f2 f4

Ndeshja Shqipëri – Zvicër dhe një kapiten me tri pasaporta

Ai luan kundër vendit, në të cilin është rritur e punon dhe për vendin, në të cilin s’ka jetuar asnjëherë. Lorik Cana ka tri pasaporta, e megjithatë ajo shqiptare është më e rëndësishmja për 32 vjeçarin.

“Qëllimi im ka qenë gjithmonë, të luajë në skenën e madhe për Shqipërinë”, i tha agjencisë franceve të lajmeve AFP, Lorik Cana, kapiteni i ekipit që merr pjesë për herë të parë në Kampionatin Europian.

Fußball Fußballmannschaft Albanien

Ekipi kombëtar i Shqipërisë

I lindur në Prishtinë në Kosovë, Cana emigroi si fëmijë me familjen në Zvicër, ku u rrit në Lozanë. Vendi i rinisë së tij, nënshtetësinë e të cilit mban ai, të shtunën (11.06) në orën 15:00 do të luajë kundër Shqipërisë, që ka premierën e saj në Kampionatin Europian – po kështu ka qenë për të edhe para 13 vjetësh, kur Cana luante për herë të parë në një ndeshje ndërkombëtare në Gjenevë. Ndërsa tani që ai ka përvojën e 89 ndeshjeve ndërkombëtare, ai luan për Lens të Francës, ku “është shtëpia ime e dytë, e ku jeton familja ime”, thotë ai.

Türkei Galatasaray Istanbul Fenerbahce Istanbul Alex de Souza Lorik Cana

Lorik Cana duke luajtur në ekipin e Stambollit

Në moshën 17 vjeçare lojtari i mbrojtjes kaloi në ekipin e Paris St. Germain, ka luajtur në Marseille dhe vitin e kaluar pas dy sezonesh në Sunderland e në Stamboll si dhe katër vjetësh tek Lazio Rom u kthye në Francë në ekipin e Nantes. Cana ka edhe një pasaportë franceze.

Të luajë në Francë me Shqipërinë kundër Zvicrës, kjo është diçka krejt e veçantë, thotë ai duke shtuar: “Nëse do të dëshiroja të shkruaja një skenar, nuk do të kisha mundur ta bëja më mirë se kaq”. Por do të bëhet edhe më mirë: më 15 qershor ai luan kundër Francës, në stadiumin Velodrome Marseille, ku ai ka luajtur katër vjet radhazi dhe ku vazhdon të jetojë familja e tij – “një buzëqeshje e fatit” kjo për Lorik Canën.

SHKARKO APP