Ikin 10 ministra. 4 i “ha “ Meta,1 prokuroria.3 i “gëlltit” PS-ja dhe 2, LSI
Ka ndryshime në qeveri. Përfundimisht Edi Rama është qartësuar se me këtë qeveri nuk i ka punët mirë. Ndaj, ndonëse po përpëlitet përsëri ka rënë dakort për ndryshime pothuaj drastike në kabinetin e tij.
Ikin Damian Gjiknuri, ministri i Energjitikës, Arben Ahmetaj ministri i Ekonomisë dhe Turizimit, Shkelqim Cani ministri i Financave, Ditmir Bushati ministri i jashtëm, të cilët i “ha” Ilir Meta, pasi ka insistuar se janë shumë keq këto sektorë dhe njërëzit shumë të pakënaqur. Ndërsa Ilir Beqja ministri i Shendetsisë ikën se e “ha” prokuroria me hetimet që po bën për tenderimet qindra milionë euro. Ikin edhe ministrat e Kulturës, Mirela Kumbaro, ministrja e Territorit Eglantina Gjermeni, ministrja e parlamentit Ermonela Felaj, por këto për llogari të PS-së e cila ka plot emra profesionistë e politikë brenda rradheve të saj. LSI po mendon për të lëvizur dy ministra të saj.
Ndërsa Saimir Tahir nuk ikën.
Me këto ndryshime duket se qeverisja e rimerr veten dhe shkon e sigurtë drejt 2017-ës.