Ikja e Dukës dhe Mediut nga PD flet se ka pakt Basha-Rama pas zgjedhjeve
Pas paktit-pazar të mesnatës se 17 majit mes Ramës dhe Bashës shumë teori konspirative kanë dalë në publik. Shumëkush mendon se pakti mes tyre është edhe për bashkëqeverisje pas 25 qershorit. Opozita dhe sidomos PD-ja duhet te jetë sa më unike për çdo votë kur ka përballë dy parti të forta si PS dhe LSI. Aq me tepër se PD vjen në këto zgjedhje pas një humbje drastike në vitin 2013. Nisur nga kjo logjikë rikthimi në pushtet me partitë e spektrit të koalicionit të djathtë, duhet që Lulzim Basha, edhe të lëshojë paksa numra deputetësh nga radhët demokrate me synimin që ti ketë të gjitha partitë në koalicion ose me saktë nën siglën PD, sepse e bëri çorbën me Edi Ramën kur firmosen pakt se nuk lejohen koalicione. Tashmë dihet se marrëveshja e tyre për të mos lejuar koalicione ishte krejtësisht politike, ndonëse në kundërshtim me Kodin Zgjedhor. Pra nëse don me të vertetë që PD-ja të vijë në pushtet, pasi synimi i çdo opozite mbetet pushteti, atëhere duhet të mos humbasë asnjë votë nga spektri i saj.
Sali Berisha në vitin 2005 lëshoi pushtet, vota, deputetë, por krijoi një supërkoalicion që e hëngri me frymë PS-në dhe Fatos Nanon. Edhe ish-kundërshtarëve të tij u hapi udhën duke krijuar FRONT. Dhe fitoi. Ndaj duhet që Lulzim Basha nëse nuk ka pakt të fshehtë me Edi Ramën që të bashkëqeverisin pas zgjedhjeve, të tolerojë brenda radhëve të koalicionit të tij, të cilët kanë vota, por edhe i qëndruan besnik gjatë këtyre tre muajve kur ofertat e kryeministrit ishin stratosferike për joshje.
Gjithashtu Lulzim Basha duhet me kujdes të mos i largojë gjithë ikonat e PD-së ndër dekada, pasi janë shtylla kurrizore e PD-së, përveç atyre që publiku nuk i duron dhe kanë dosje korruptive.
Pra nëse Lulzim Basha lejon ti ikin PR e Fatmir Mediut dhe PAA e Agron Dukës, ka mundësi ta ketë mbyllur paktin me Edi Ramën për bashkëqeverisje pas datës 25 qershor gjoja në emër të Integrimit të Shqipërisë në BE.