Numri dy i Shtetit, Meta në Washigton. Vizita e tretë zyrtare brenda 6 muajve

Vetëm në pak kohë kryetari i Kuvendit dhe njëkohësisht kryetari i LSI-së Ilir Meta i ka hipur avionit për përtej kontinentit, vizitë e cila është e treta brenda 6 muajve. Nuk ka ndodhur asnjëherë që numri dy i Shtetit të ftohet në SHBA brenda 6 muajve.

Zyrtarisht nuk bëhen të ditura takimet apo qëllimi i vizitës. Por dihet se takimet do jenë shumë të rëndësishme në Washington. Meta ka kërkuar vazhdimisht që PS e PD të ulen në një kompromis për të gjetur gjuhën e përbashkët për reformat me të rëndësishme të Shqipërisë.

Para nisjes për SHBA Ilir Meta theksoi se 20 votat e LSI kanë qenë e janë për Reformën në Drejtësi. Të hënën pritet të shikohet se çdo prodhojë takimi Rama-Basha dhe të martën pritet diçka interesante nga Washingtoni, atje ku Ilir Meta ndodhet që prej ditës së djeshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?