Ilir Meta, Njeriu që po del ballë për ballë antishtetit të Edi Ramës

Ilir Meta po kthen një seri ligjesh të miratuar nga kryeministri dhe parlamenti. Po kthen ligje në favor të oligarkëve, në favor të biznesmenëve të ndryshëm, të cilët kanë afera korruptive, po kthen ligje që janë miratuar në shkelje të hapur të Kushtetutës.

Me pak fjalë Ilir Meta ka zgjedhur të jetë ballë për ballë mafias politike dhe krimit të organizuar. Ndaj mafia, pra pushteti, po sulmon me të gjitha bateritë Presidentin.

Ilir Meta edhe mund të kishte zgjedhur një jetë të qetë presidenciale, duke firmosur çdo ligj që i sjellë parlamenti. Mund të kishte zgjedhur të mos fliste, por të shullahej në diellin malor të Prevallës në Kosovë apo në rërën e kripur të Gjirit të Lalzit. Por ka zgjedhur zbatimin e përpiktë të Kushtetuës. Natyrisht që është vendosmëria e Presidentit për të mos iu nënshtruar mazhorancës së lidhur me krimin, por në kundërshtimet e tij një rol të jashtëzakonshëm luajnë edhe stafi presidencial, të cilët përmes një pune titanike kanë argumentuar pse duhen kthyer ligjet. Dhe nuk janë staf si në kryeministri apo në bashkinë e Tiranës, ku ka dhjetra e dhjetra vetë që paguhen nga shteti për të këshilluar kryeministrin dhe të tjerë.

Ilir Meta ka marrë në sy rrezikun e përballjes me antishtetin, Edi Ramën. Nuk është betejë e lehtë, por në fund fiton e drejta, njerëzorja dhe Shteti.

SHKARKO APP