Ilir Meta pas vizitës te Universiteti i Kalabrisë

Presidenti Meta fill pas vizitës në Universitetin e Kalabrisë shkruan: “Kënaqësi të vizitoja sot Universitetin e Kalabrisë në Kozenca, këtë vatër të rëndësishme arsimore të lidhur fort me identitetin arbëresh dhe me historinë e albanologjisë, mendimit, gjuhës dhe kulturës shqiptare.
Mirënjohës kolegjeve e seminareve italo-arbëreshe, që i paraprinë Rilindjes Kombëtare në Shqipëri, me idetë iluministe dhe me pasionin për arsimin dhe kulturën europiane, si frymëzim për jetën dhe veprën e shumë patriotëve dhe intelektualëve shqiptarë”.

SHKARKO APP