ILIR META: Shkodra dhe Shqipëria nuk i beson më Ramës dhe Bashës

Kreu i Kuvendit, Ilir Meta akuzuar ashpër sot Kryeministrin Edi Rama dhe kreun e PD-së, Lulzim Basha. Në prezantimin e kandidatëve në Shkodër, Meta u shpreh se shpresa e shqiptarëve është LSI dhe jo mashtruesit dhe karagjozët që tallen me qytetarët dhe vendin.

Shkodra do t’i japë mësimin më të mirë, Tomit dhe Xherrit duke votuar LSI. Shqipëria nuk ka më kohë për të humbur me Tomin dhe Xherrin. Socialistët dhe demokratët kanë vetëm një adresë, LSI. Forcë e parë sepse çdo demokratë në Shkodër, mes Ramës dhe Vasilin zgjedh Vasilin për Kryeministër. Forcë sepse çdo socialistë mes Bashës dhe Vasilit zgjedh Vasilin për Kryeministër.Shkodra dhe Shqipëria ua piu lëngun Tomit dhe Xherrit. Nuk ka më kohë për të humbur me këta karagjoz”,- tha Ilir Meta.

Meta u shpreh se shkodranët kanë në dorë fatin e demokracisë kundër oligarkisë më 25 qershor. Ata duhet t’i japin një mësim të mirë arrogancës se dy partive kryesore.

Vota për LSI është misioni i çdo shkodrani që e do demokracinë. Është vizion i çdo shkodrani që ndjehet i papërfaqësuar. Është votë e çdo shkodrani që nuk do që Shqipëria të braktiset. Ndaj të gjitha votat për LSI. Shkodra ka kontribut historik për demokracinë dhe do të ketë rol madhështor më 25 qershor për triumfin e demokracisë. Të gjitha votat për LSI”,- tha Meta.

Meta sulmoi ashpër Ramën dhe Bashën duke i akuzuar si politikanët që po mbajnë peng vendin. Meta u shpreh se vota për LSI është votë kundër koncesioneve dhe abuzimeve me Shqipërinë.

Reagimi i ashpër i Kreut të Kuvendit vjen pas akuzave të shpeshta që PS dhe LSI kanë bërë gjatë ditëve të fundit ndaj LSI-së dhe drejtuesve të saj. Rama dhe Basha edhe pse janë në zgjedhje si kundërshtarë, si pjesë të paktit kanë dhe sulmet ndaj LSI-së.

VIDEO E TAKIMIT TË LSI NË SHKODËR

https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1588519577827961/

(vijon…)

SHKARKO APP