Ilir Meta: Sondazhet e Rilindjes janë si palmat e Ramës që janë tharë
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zhvilluar sot një miting madhështor në Tiranë.
Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i zgjedhur, Ilir Meta në takimin e madh të LSI-së në Tiranë tha se në kryeqytet kjo forcë do të marrë 12 deputetët.Meta ka folur edhe për sondazhet. “Sondazhet e rilindjes janë si palmat e rilindjes. Janë të shtrenjta, por janë të pashpresa siç janë tharë palmat e Rilindjes në autostradën Tiranë-Durrës. Aq mandate sa mori LSI në 2013 aq mandate do t’i marrë vetëm në Tiranë më 25 qershor”,- tha Meta.
Meta foli dhe për incidentin në Zharrëz. “Dje u zemërova shumë. Nuk jam zemëruar sesi gestapoja që u krijua në errësirë që po zhbënë statusin e nëpunësit civil bën shantazhe. Kësaj ja kemi marrë dorën. Nuk jam mërzitur dhe nuk mërzitem kur dëgjoj çdo ditë sesi sekserët e Rilindjes apo Ebolës së Shqipërisë u turren njerëzve për të shitur LSI-në. E gjithë Shqipëria qesh me këta karagjoz. Kanë kaq thonë mos votoni për LSI se do na i çojë votat te PD-ja. Tani thonë mos mos votoni LSI-në se PS është bërë bashkë me PD, por nuk e themi dot.
Jam zëmëruar shumë dje kur mësova se Orgesti, 18 vjeç u godit nga kreu i PS-së në Zharrëz, vetëm se tha se do votonte për LSI-në. Nuk është rastësi. Ata që bën pabesinë më të madhe duke vrarë një djalë një forcave speciale për të pastruar Lazaratin nga kanabisi dhe më pas mbushën Shqipërinë. Ata që kanë helmuar me kanabis nuk e kanë poblem të ushtrojnë dhunë ndaj fëmijëve tuaj”,- tha Meta.
Kreu i deputetëve të LSI-së, Luan Rama në nisje të mitingut u shpreh se pjesëmarrja e madhe në këtë takim është garanci që LSI do të dalë forcë e parë.
Ndërkohë, kreu i LSI-së, Petrit Vasili tha se vetëm 10 ditë i ndajnë qytetarët nga vendimi për t’i dhënë vendit një tjetër drejtim. “Ne kemi një zgjidhje për çdo problem që ka vendi. Kjo është rruga që do të transformojë vendin. Ne jemi forca që krijojmë Shqipërinë për rininë dhe jo Republikën e re apo Rilindjen. Ne kemi një plan për njerëzit dhe jo për oligarkët”,- tha Petrit Vasili.
Kreu i LSI-së tha se vota për LSI do të thotë votë për përgjegjshmërinë. “Nuk do të qeverisemi më nga të çmendur. Ne jemi partia e vegjëlisë, jo e oligarkëve. Ne jemi partia e njerëzve që nuk lodhemi dhe do të luftojmë kundër papunësisë dhe varfërisë. Këta janë armiqtë tanë dhe ne do të luftojmë vetëm për qytetarët”,- tha ai.
Vasili iu përgjigj edhe kryeministrit Edi Rama kur tha se është koha për të shporrur planin e tepsisë dhe të timonit. “Ne kemi planin madh për mirëqenien. Është koha të shporrim planin e tepsisë dhe të timonit. Ne kemi taksa të ulëta, kemi të rinjtë të parët. Ne kemi një bujqësi dhe turizëm. Po të tjerët ca kanë? Të tjerët kanë drogë dhe koncesione. Kemi një zgjidhje për arrogancën. Zgjidhja është numri 1. LSI ka një plan të tjerët kanë republikat e reja dhe tepsitë. LSI ka plan për një shoqëri të begatë, të tjerët kanë tepsi. Të lemë kohën e qeverisjes nga një i çmendur. Armiqtë tanë janë papunësia dhe varfëria”,- tha Vasili.
Mes të tjerash Vasili tha se tashmë është koha që të ndryshojë dita për Shqipërinë. “Do t’i shembim me planin tonë. Kjo është dita ta ndryshojmë Shqipërinë. Duart të liga, duar intrigante, e mbajtën peng vendin. Nga ky shesh vjen mesazhi i LSI, rrugën e kanë përcaktuar gratë, burrat, të gjithë bashkë në 25 qershor. Koha ka ardhur, votojmë nr1. Se LSI de duam, Shqipërinë e duam. Fitore, fitore për të gjithë ne”,- tha Vasili.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1602238486456070/