Meta u prit nga zyrtarë të lartë të Departamentit të Drejtësisë në SHBA

Në kuadër të vizitës që po zhvillon në SHBA, Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta u prit sot në Departamentin e Drejtësisë nga Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Bruce Swartz.

a5

  1. Meta shprehu mirënjohjen për bashkëpunimin dhe mbështetjen e vazhdueshme që SHBA japin për forcimin e kapaciteteve të institucioneve të zbatimit të ligjit në Shqipëri dhe i informoi për ecurinë e reformës në drejtësi, duke vënë në dukje se kjo reformë është në fazën e saj përfundimtare, atë të miratimit të saj.
  2. Meta rikonfirmoi angazhimin e tij për miratimin sa më të shpejtë të paketës kushtetuese për reformimin e sistemit të drejtësisë në Kuvend dhe duke vlerësuar opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, si dhe punën e paanshme dhe profesionale të misioneve EURALIUS dhe OPDAT, theksoi se: “Kjo reformë e thellë do të shërbejë për rritjen e profesionalizmit dhe integritetit të sistemit të drejtësisë, rritjen e besimit të publikut si dhe përmirësimit të klimës së biznesit në vend. Ne jemi të vendosur, ta çojmë përpara këtë reformë edhe me plotësimin e akteve të tjera ligjore, si një domosdoshmëri për të luftuar me efikasitet korrupsionin, krimin e organizuar dhe për t’i dhënë fund kulturës së pandëshkueshmërisë në Shqipëri”.a2

Gjatë diskutimit për fazën zbatuese të kësaj reforme,Meta nënvizoi se për ngritjen e institucioneve të reja që parashikohen nga paketa kushtetuese, përfshirë këtu edhe Byronë Kombëtare të Hetimit, ndihma dhe asistenca e SHBA për monitorimin e zbatimit të saj është jashtëzakonisht e rëndësishme. Me rëndësi të veçantë, theksoi z. Meta, është edhe rritja e kapaciteteve të hetimit të pavarur dhe profesional.

Ndihmës Asistent Prokurori i Përgjithshëm i SHBA për Bashkëpunimin Ndërkombëtar, Bruce Swartz shprehu rëndësinë e veçantë që SHBA i kushtojnë miratimit të kësaj reforme dhe theksoi se Departamenti i Drejtësisë dhe misionet e asistencës OPDAT dhe ICITAP do të vazhdojnë të kontribuojnë dhe të mbështesin forcimin e agjencive të zbatimit të ligjit në Shqipëri.

a3

  1. Swatz shprehu gjithashtu vlerësimin për bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe krimit të organizuar.

Gjatë këtij takimi u diskutua edhe për bashkëpunimin në kuadër të përballimit të krizës së refugjatëve dhe nevojës për një koordinim më të mirë mes vendeve, veçanërisht në fushën e shkëmbimit të informacionit mes agjencive të inteligjencës dhe atyre të zbatimit të ligjit për të parandaluar infiltrimin e terroristëve mes refugjatëve që janë larguar nga vendet e tyre për arsye humanitare.

a4

a8

a7

SHKARKO APP