Ilir Meta: Vettingu nis me kryefaqeziun që e mbuloi vendin me drogë (VIDEO)
-Kryeparlamentari: “Edi Rama nuk ka asnjë lidhje as me të majtën e as me të djathtën, por vetëm me tepsinë dhe kusinë”.
Java e fundit e fushatës elektorale ka sjellë dhe rritjen e toneve mes forcave kryesore politike. Kryeministri Edi Rama, hoqi dorë nga batutat dhe “paqja” me Lulzim Bashën dhe nisi dje serinë e akuzave dhe fyerjeve. Nga takimi elektoral i Paskuqanit, Rama sulmoi Lulzim Bashën me një fjalor denigrues duke e cilësuar “një shalqi i papjekur, kungull fare”. Reagimi duket se vjen pas qëndrimeve të qarta të ditëve të fundit nga Lulzim Basha, i cili ka rrëzuar çdo koalicion mes PS dhe PD pas zgjedhjeve. Dje Basha iu rikthye akuzave tashmë të “harruara” nga opozita për koncesionet dhe korrupsionin qeveritar. Nw emisionin e Eni Vasilit nw news 24 Basha sulmoi fort kryeministrin pwr drogwn, mafien, koncensionet, korrupsionin dhe theksoi se nuk bwj qeveri me kwtw kryebandit tw drogws
Por ndërsa Edi Rama dhe Basha luajnë më deklarata, Kreu i Kuvendit dhe Presidenti i Zgjedhur, Ilir Meta dje ka sfiduar hapur kryeministrin Edi Rama. Nga qyteti i Kavajës, kreu i Kuvendi, Ilir Meta bëri një paralajmërim të fort për kreun e qeverisë dhe ministrat që këto 4 vjet janë përfshirë në afera. Në mënyrë të qartë, Meta u shpreh se procesi i Vetingut dhe ndëshkimit të krimeve politike do të nis nga kryefaqeziu që e mbushi vendin me drogë. Edhe pse emri i Ramës nuk u përmend, aludimi është i qartë se ndëshkimi i drejtësisë do të jetë për Kryeministrin. “Ka ardhur koha jo vetëm për drejtim të ri, por më 25 qershor, Kavaja do të fillojë Vetting-un ndaj atyre që ia nxinë faqen Kavajës. Por, në radhë të parë Vettingu do të jetë për kryefaqeziun që flet për Vetting dhe për Reformë në Drejtësi, Vettingu për atë që e mbuloi gjithë Shqipërinë me drogë”,- tha Ilir Meta.
Kreu i Kuvendit shkoi dhe më tej në akuzën e tij duke e akuzuar Kryeministrin si njeriun që vendosi në Parlament dhe në krye të bashkive trafikantë dhe njerëz me precedentë të rëndë penalë. Ai u shpreh se Vetting do të nis edhe “për atë që ka frikë nga zgjedhjet e lira, për atë që ka frikë nga transparenca, për atë që nuk ka asnjë lidhje, as me të majtën e as me të djathtën, por vetëm me kusinë dhe me tepsinë e tij. Për atë që nuk la trafikantë pa çuar në Parlament, që nuk la trafikant pa vënë në krye të qyteteve tona dhe bën moral për drejtësi. Për atë që i bën thirrje Policisë së Shtetit, të cilën e depolitizoi edhe Ramiz Alia në ‘91-ishin, që të heqë kapelën pas orës 4 dhe të dalë e të kërkojë vota për Rilindjen e tij”.
Paralajmërimi i kreut të Kuvendit ndaj Edi Ramës vjen vetëm pak orë pasi Lëvizja Socialiste për Integrim bëri padi ndaj Kryeministrit. LSI akuzon direkt Ramën për shkelje të rënda ligjore, duke ju referuar thirrjeve të tij në Kuçovë për përfshirjen e Policisë së Shtetit në fushatë elektorale dhe mbledhje votash për Partinë Socialiste.
Kreu i Kuvendit foli për ndëshkim edhe ndaj oligarkëve dhe njerëzve që këto vite kanë përfituar nga pasuria e qytetarëve. Zgjedhjet e 25 qershorit, Ilir Meta i cilësoi si një pranverë të dytë demokracie në vend.
“Beteja jonë për të realizuar pranverën e dytë demokratike në Shqipëri është e pakthyeshme. Uragani i demokracisë është i pandalshëm. Rinia e Shqipërisë e ka vendosur. Shqipëria nuk do të jetë më e oligarkisë dhe ne do t’i çlirojmë të gjithë shqiptarët nga regjimi oligarkik. Do të çlirojmë dhe Edin, edhe Lulushin, nga oligarkia. Ne do të bëjmë një marrëveshje në dritë, në transparencë me të gjithë shqiptarët me votën e tyre më 25 qershor”,- tha Ilir Meta.
Qëndrimet e fundit të tre partive kryesore tregojnë se 25 qershori do të jetë një betejë e ashpër. Por ndryshe nga Rama dhe Basha që vetëm tani u kujtuan se “pakti” i 17 majit i nxori zbuluar para elektoratit, LSI ishte e para që denoncoi pazarin dhe dënimin që i shkaktojnë këto marrëveshje demokracisë.
Por gjasat duken se Lulzim Basha e ka lenw pazarin e 17 majit qw kur vizitoi Presidentin Trump. Mwnjwherw pas kthimit nga SHBA lideri I opozitws wshtw me I qartw dhe deklaron se nuk ka qeveri me kreun e drogws qw e mbushi Shqipwrinw plot me kanabis e korrupsion.
VIDEO E MITINGUT TË LSI NË KAVAJË
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1608777805802138/