Ilir Meta: Votoni kundër presioneve dhe atyre që duan tu blejnë të ardhmen
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1614441111902474/
Presidenti, Kreu i Kuvendit, Kryeministri dhe kreu i opozitës kanë kryer detyrimin qytetar për të votuar duke dhënë dhe mesazhe për votuesit.
Kreu i Kuvendit, Ilir Meta ka votuar paraditen e sotme në orë 10:10 në Qendrën e votimit në Kopshtin 31 në Njësinë 5 në kryeqytet.
Së bashku me Ilir Metën dhe bashkëshorten e tij, Monika Kryemadhi, ishte edhe vajza e tyre Bora, e cila voton për herë të parë në zgjedhjet e 25 qershorit 2017.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1614445628568689/
Teksa hodhi votën e tij në kutinë e votimit, kreu i Kuvendit Ilir Meta pati një mesazh për qytetarët se për kë nuk duhet të votojnë sot.
“Nuk kam asnjë mesazh për kë ata duhet të votojnë, por kam një mesazh për çfarë ata nuk duhet të votojnë. Ata duhet të votojnë kundër kujdo që bën presion mbi lirinë e vullnetit të tyre, duhet të votojnë me ashpërsinë më të madhe kundër kujdo që kërkon të blejë të ardhmen e tyre. Sot shqiptarët duhet të tregojnë dhe do të tregojnë se liria dhe e ardhmja e tyre nuk ka asnjë çmim, se e ardhmja e fëmijëve të tyre është gjëja me shenjtë për ta sot në këtë ditë të shenjtë për të gjithë”,- tha kreu i Kuvendit.
Meta u bëri thirrje qytetarëve të ndëshkojnë me votë sekserët që kërkojnë të blejnë me para dinjitetin dhe të ardhmen e tyre. “Shqiptarët duhet të ndëshkojnë të gjithë ata që dërgojnë sekserë për të blerë të ardhmen e shqiptarëve, të ardhmen e fëmijëve të tyre. Liria dhe dinjiteti i qytetarëve shqiptarë nuk, ka çmim, e ardhmja e tyre dhe familjeve të tyre nuk ka çmim. Do ta tregojë sot Shqipëria dhe shqiptarët. U bëj thirrje të gjithë të shkojnë dhe të votojnë”,- tha Kreu i Kuvendit.
Në këto zgjedhje parlamentare, familjes Meta i është shtuar edhe një votuese e re, vajza e madhe Bora që bashkë me prinderit e saj votoi ne kopshtin 31 te njesise 5.
Nje apel pati dhe zonja Monika Kryemadhi. “U them të gjithë të drejtohen drejt qendrave të votimit dhe të votojnë pasi ky është momenti që ata të shprehin të gjitha kërkesat, apo padrejtësitë që u janë bërë përmes votës”,- tha Kryemadhi.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1614445628568689/
Ora 11: 40/Plagosja e anëtarit të LSI. Meta: Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë
Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta është nisur sot rreth orës 11:40 me urgjente drejt qytetit të Lezhës. Në këtë qark ka pasuri incidente serioze gjatë procesit të votimit.
Një anëtar i LSI-së u plagos me armë nga persona ende të paidentifikuar nga policia. Sulmi ndaj tij është bërë jashtë qendrës së votimit. Dëshmitarët thanë se kanë qenë 10 persona me armë që kanë qëlluar ndaj aktivistit të LSI-së.
Situata në gjithë Lezhën dhe kryesisht në Shëngjin është mjaft e tensionuar. Kreu i Kuvendit, Ilir Meta tha se LSI është në mbrojtje të zgjedhjeve te lira. “Bandat e drogës nuk mund të mbajnë peng Shqipërinë”,- tha Ilir Meta.
ORA 11:35/Manjani: Është dita e votës kundër dhunuesve
Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani ka komentuar procesin e votimit. Ai thotë se kjo ditë do të tregojë nëse do të ndëshkohet terrori elektoral. “Do fitojë apo do ndëshkohet hajnia e terrori elektoral i një njeriu të vetëm?! Kjo është pyetja sot! Është dita e votës kundër dhunuesve!!!”,- shprehet Manjani.
ORA 11:37/Në Shijak, persona me armë në qendrat e votimit
Korrespodenti i “Koha Jonë” në Durrës raporton pse situatë alarmante në disa qendra votimi në Shijak. Në Bashkine Shijak, në çdo Qendër Votimi të kësaj bashkie, ka eksponentë kriminalë që lëvizin me makina të blinduara dhe të armatosur. Vihet re një mungesë totale e policisë në Qendrat e Votimit edhe pse ka 3 orë që njoftohen nga komisionarët.
ORA 11:20/ Denoncimi i rrallë. Qytetari në Vlorë: Dikush ka votuar në emrin tim.
Një ngjarje e paprecedent vjen nga qyteti i Vlorës teksa një qytetar ankohet se dikush ka votuar në emrin e vet. Ai u shpreh se shkoi për të votuar në qendrën e lagjes së vet ashtu siç ka bërë gjithmonë, por komisionerët i thonë se dikush ka votuar në emrin e vet. “Mendova se mos ndoshta mund të kishte ndonjë ngatërresë pasi mund të ketë edhe persona me emër dhe mbiemër të njëjtë, por më thanë që ka pasur edhe numrin e kartë të njëjtë. Kam 60 vite që jetoj këtu dhe s’më ka ndodhur asnjëherë kjo gjë”, tha ia. Ndërsa kryesuesi i listës së LSI-së në Vlorë, Shezai Rrokaj tha se po tentohet të blihet vota në çdo mënyrë dhe se për çdo rast është bërë denoncimi pranë organeve kompetente.
ORA 11:15. Basha voton me dy gishtat lartë
https://www.facebook.com/lulzimbasha.al/videos/1551767931541049/
ORA 11;15/Komisioneri i PS shtyn kamerën e News24 dhe iu përplas derën gazetarëve
Një incident ka ndodhur në Korçë sot gjatë procesit të votimit në shkollën “Themistokli Gërmenji”. Gazetarja Ledjona Xheladinaj raporton për “BalkanWeb” se votimi është bllokuar për shkak të vendosjes së shenjave në fletët e votimit. Ndërsa grupi i xhirimit të News24 ka tentuar të filmojë dhe të hyjë brenda, komisioneri i PS-së Vangjush Nole ka shtyrë kamerën e News24. Nole nuk ka lejuar gazetarët të hyjnë brenda në QV duke iu përplasur derën gazetarëve.
ORA 11:00/LSI: Ngjarje kriminale në Shëngjin. Për çdo pikë gjaku, Rama e Çako përgjegjës
Nënkryetari i LSI-së Luan Rama e quan ngjarje kriminale ngjarjen e ndodhur jashtë një qendre votimi në Shëngjin ku u është lënduar një aktivist i LSI-së. Luan Rama: Në Shëngjin para pak çastesh, një aktivist anëtarë i LSI është plagosur nga tre njerëz të armatosur në përbërje të një grupi të njohur kriminal të rilindjes që prej ditësh vepron në mbrojtjen e strukturave kriminale të policisë së shtetit në atë qark.
I plagosuri është Florja Dushku, ka qenë në punën e vet, në një aktivitet normal. Është plagosur nga ata që rilindja i ka klonuar dhe fabkrikuar në mënyrë të kriminalizuar për ti përdorur siç i ka përdorur gjatë gjithë fushatës por më drejtëpërdrejtë si i përdori sot. Është rasti i tretë në Lezhë që aktivistë të LSI plagosen nga e njëjta bërthamë që vepron atje. Ky është një prej rasteve.
Për çdo pikë gjaku të qytetarëve të pafajshëm përgjegjësia bie mbi kryeministrin e rilidnjes Edi Rama dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë. Pas nga Ministri i Brendshëm i është kërkuar shkarkimi i drejtorit të policisë Lezhë.
https://www.facebook.com/levizjasocialisteperintegrim/videos/1614468618566390/
LEXONI DHE:
Kush e vrau policin në Korçë?
Plagoset me armë aktivisti i LSI
Rrihet barbarisht komisioneri i LSI nga militantët e PS
Komisioneri i PS filmohet në makinë duke dhënë lekë për vota
Përplasja me armë para QV në Shëngjin, plagoset aktivisti i LSI-së
Militantët e PS “rrethojnë” qendrën e votimit në Pogradec
Përplasen komisionerët bllokohet votimi për disa minuta
PD: Përfaqësuesit e PS bllokojnë votimin, presion qytetarëve.
Blerja e votave në Vorë- Arrestohet komisioneri i PS dhe dy të tjerë
Drejtori i OSHEE në Gjirokastër Andi Shkurta kërcënon gazetaren
Denoncimi i PD: Si më kërcënoi në telefon Niko Peleshi
“Pazar elektoral” në Elbasan, tre persona nën hetim
Komisionerit të LSI i djegin makinat natën në oborr
ORA 11:00/Rama voton, përcjell një mesazh të shkurtër
Kryeministri Edi Rama ka votuar në orën 11:00 në Qendrën e Votimit në Surrel. I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Linda, i është drejtuar kutisë së votimit. Teksa hidhte votën në kutinë e votimit, kryeministri Rama është shfaqur i buzëqeshur.
“Gëzuar Bajramin, qoftë një ditë e bukur për Shqipërinë. Jam besimplotë se do të kemi një ditë të bukur”, tha Rama, në mesazhin e tij të shkurtër për shqiptarët pas votimit.