Ilir Meta zbret në tapetin e luftës
Më në fund Ilir Meta zbriti vetë në fushë. Duroi e duroi, ndonëse i hanin duart, por kur shikonte se si po synonin t’ia copëtonin kështjellën e tij LSI, vendosi të dalë vetë në tapet. Zbriti nga kali i Presidentit. Dyshja Basha-Rama në një akord përfekt donin të zhbënin LSI, e cila shikohet si pengesë e vazhdimit të dashurisë se tyre politike. Ilir Meta tashmë ka hyrë përsonalisht në ring. Ka dy veta, përballë. Duhet të godasë, por me të dy njëherësh mbetet lojë e rëndë për t’i rrëzuar. Ndaj ka gjetur target qitje vetëm Edi Ramën, ndërsa Lulzim Bashës i jep ndonjë goditje jo për ta rrëzuar, sepse mund t’i duhet. Tani përballë ka Edi Ramën. Me një zemërim skraparlliu që nuk ndalon se godituri, me një inat nga pabesia e Ramës, të cilit i dha karriken, Ilir Meta po gjuan dhe nuk ndalon. Bile lufta do jetë me egër në ditët në vijim. Nuk ka të ngopur. Mundet që Bashën edhe ta falë sepse hyn mik Berisha, por këtë të Rilindjes, e ka me shumë pasion t’i marr hak.
Edhe Rama, edhe Basha ja njohin bujarinë Metës sepse e kanë provuar mbajtjen e fjalës nga ana e Ilir Metës; Rama në vitin 2000 kur e bëri kryetar të bashkisë së Tiranës, me 2007 kur përsëri e ribëri kryetar të bashkisë së Tiranës, mëgjithëse Edi Rama u fsheh pasi i botuan fotot nudo; por edhe Lul Basha pa Ilir Metën kurrë nuk do të mund të bëhej kryetar bashkie me 2011.
Ndërkohë, shpërblimi i tyre ka qenë pabesia dhe goditjet pas shpine! Mirëpo të dy, edhe Rama, edhe Basha ia njohin edhe zemërimin Metës e pikërisht për këtë fakt nuk do të duhej ta provokonin paanësisht zemërimin e Metës se ky zemërim kthehet në uragan për cilindo e jo më për frikacakë si ata!
Ilir Meta i detyroi me mirëbesim të bënin marrëveshjen për të zgjidhur krizen politike e për të çuar vendin normalisht në zgjedhje me opoziten, ndërsa Rama me dinakerinë e tij tipike e sugjestionojë Lulin dhe pasi ja zuri fytin me OSHE-të e ca thela të tjera nga tepsia e tij, e ndërseu kundër LSI-së, sepse i vetmi rival i Rames është vetëm Ilir Meta.
Ilir Meta është pengesa e vetme përballë arrogancës dhe makuterisë së tij për pushtet sulltanor si Erdogani.
Ndërsa Lulzim Basha që të vetmen betejë të jetës së tij e ka fituar vetëm nga mbështetja e Ilir Metës, është thjesht marioneta e rradhës në duart e një makiavelisti si Edi Rama që me naivitet pranoi thjesht e vetëm të përdorej për të kënaqur epshet e Edi Ramës!
Ilir Meta mund të ketë plot gabime, por në rastin e këtyre të dyve, i ka ndihmuar pa hile dhe me burrëri.
U bënë dy herë që Rama ia futi Metës, në pabesi. Dikur dhe tani. Ndaj goditjet nuk ndalojnë. Nga frika Rama ka filluar t’i kthejë shpinë gjatë lojës, por skraparlliu lufton ballas. I do ballin dhe jo pjesë të tjera.
Ilir Meta zbriti në ring.
(Marrë nga www.albanianews1.al)