Imami i Komunitetit Shqiptaro-Amerikan: Çdo sulm terrorist është tradhti ndaj njerëzimit dhe Islamit
Nga Gazmend Aga –
Perëndimi është vendi me i sigurt dhe i përshtatshëm për të gjithë llojet e besimeve dhe besimtareve, përfshi islamin dhe myslimanet. Madje më i sigurt, më i lire, më i motivuar ndihesh në Amerikë për praktikimin e fesë se sa në shumicën dërrmuese te vendeve me shumice myslimane. Nuk është veç ekonomia ajo qe i shtyn njerëzit te shkojnë si emigrante në perëndim. Liria e fjalës dhe besimit, si dhe e drejta e pronës janë faktorët kryesorë që e shndërrojnë në atdhe perëndimin për miliona myslimane.
Sulmet si ai ne Viene janë tradhti ndaj Austrisë, njerëzimit dhe Islamit (meqenese përdoren terma fetare nga autoret se veç me fenë s’ka lidhje ai person qe e kryen).
Janë myslimanë 99% e viktimave te terrorizmit me arsyetim medemek fetar. Myslimanet po vriten dy here, te pakten: njehere po humbin jeten, njehere po i vrasin vlerat me te shenjta fetare.
Megjithate, gjithmone ka dhe duhet te kete vend edhe per autokritike. Ka ardhur koha besoj qe myslimanet te reflektojne pak me me urtesi dhe vendosmeri:
Teologet duhet te jene me te pergjegjshem ne trajtimin e argumentave fetare. Sot bota ka nje realitet komplet tjeter. Cdo koncept i patrajtuar sic duhet i lene nen pluhurin e historise behet vegel instrumentalizimi ne doren e psikopateve dhe njerezve dashakeqes, armiq te humanizmit dhe besimit.
Teologet duhet te dine peshen e fjales dhe kumteses. Nje fjale e pamenduar mire e thene sot, është fare per nje lis neser.
Teologet nuk duhet te sulmojne ata qe punojne per dialog dhe tolerance se medemek po prishin fene. A ka prishje me te madhe te fese, a ka dem kolateral me te madh se sa te lexosh ne rrjete sociale qindra njerez qe arsyetojne vrasjen e nje mesuesi me arsyetimin se ai fyu Profetin Muhamed a.s. A ka dem dhe kaos me te madh sipas sheriatit se sa vetegjyqesia?
Teologet duhet te distancohen nga lideret politik te cilet medemek mbajne lart flamurin e islamit vec pse grricen me perendimin dhe Izraelin. Lideri i myslimaneve te nje shteti le te jete ai qe e ben vendin e vet ne aspektin e lirise, vlerave dhe ekonomise si vendi ku synojne te shkojne gjithe myslimanet: si perendimi.
Teologet dhe intelektualet myslimane duhet te jene me te kujdesshem ne shembujt e frymezimit te masave:
Nuk mund te jete lideri im si mysliman ai qe nxit lufte qyteterimesh.
Nuk mund te jete lideri im ai qe shan e ofendon.
Nuk mund te jete lideri im ai qe i thote terroristeve ‘disa djelmosha te irrituar’.
Nuk mund te jete lideri im ai qe burgos qindramijera oponente.
Nuk mund te jete lideri im ai qe djeg shtete te tjera vec per te shit arme e per te shtu influence.
Nuk mund te jete lideri im ai qe i hedh benzine zjarrit.
Terrori duhet denuar pa “por”. Nuk marr persiper te sqaroj grupe komploti e vegla te sherbimeve sekrete, pavaresisht termave qe perdorin gjate akteve te tyre, por njerezit e thjështë qe flasin me injorance te madhe fetare ne emer te fese jane shqetesimi im prioritar qe meriton vemendje.
Le te synojme edukimin e rinise me besim, vlera dhe dashuri. Le te distancohemi nga ata qe e perdorin fene per interesa miskine, nga ata qe mbjellin urrejtje. Le ti leme trashegim femijeve tane nje besim te paster e te kulluar, por njekohesisht qe i flet njerezimit me gjuhen e shekullit te 21.
Nuk ka te humbur nga paqja dhe dialogu. Nuk ka te fituar nga lufta dhe kaosi.
Zoti i lehtesofte plaget e familjareve te viktimave. Zoti i dhente paqe shpirterore dhe sociale te gjithe atyre qe perpiqen per mire. Zoti na dhente forcen, durimin dhe vendosshmerine per te punuar per te miren, me te miret!
Kusuret prej nesh, bukurite prej Zotit.