Imami i xhamisë së Unazës së re, Ali: Kreu musliman gylenist-terrorist!

Një dokument i publikuar në profilin në Facebook të imamit të Xhamisë së Unazës së Re, Armand Ali është shkaku i padisë së kreut te Komunitetit Mysliman në prokurori. Edhe në emision tek Ylli Rakipi , imami i xhamisë Ali ishte në një nivel të lartë debati, natyrisht sipas bindjes së tij për kreun e kominitetit mysliman shqiptar me të cilin janë kundërshtarë të hapur. Ndërsa Skënder Bruçaj e akuzon duke publikuar një listë me emra hoxhallarësh, ku sipas dokumentit shoqata e KMSH i shikon si te dyshuar per terrorizem. Duhet pranuar se kreu mysliman Bruçaj mbetet një emër i nderuar i kulturës e tolerancës islame, Ai është kundër terrorizmit islamik në mënyrë të hapur, sidomos ndaj ISIS. Kurse Imami Ali, njeri shumë i zgjuar,e dënon si pa dëshirë të madhe.  Konflikti mes tyre duket se po evoluon edhe për një shkresë të kreut mysliman Bruçaj nisur organëve të antiterrorit shqiptar si dhe shqetsimin e tij se edhe kjo xhami është jashtë kontrollit të komunitetit mysliman shqiptar.

“Me anë të këtij dokumenti dhe disa postimeve të tjera në Facebook, por edhe media të tjera, ky imam do t’i tregojë ndjekësve të tij se disa persona punonjës të shoqatës janë duke punuar kundër interesave të besimtarëve musliman.” shkruhet në padinë e depozituar në prokurori nga Skënder Bruçaj.

I pyetur në prokurori për padinë penale, Armand Ali thotë se mohoi para oficerëve të policisë gjyqësore nxitjen e urrejtjes apo grindjes. Ai pretendon se ka paralajmëruar besimtarët se disa krerë të shoqatës së Komunitetit Mysliman Shqiptar janë anëtarë të Lëvizjes Gylen, e njohur në Turqi si organizatë terroriste. Imami “i vetëshpallur” u shpreh se do t’i ofrojë prokurorisë dokumentin që ka postuar në Facebook si dhe postimet e tij në të cilat ka folur për anëtarët e Lëvizjes Gylen.

Sa ka filluar dueli mes te dyve edhe në publik. Por imami Armand Ali nuk dorëzohet kollaj.

SHKARKO APP