“Incident” në Laguna Blu mes ish-kryeministrit Fino dhe liderit të PD-së

Laguna Blu në Qerret (Kavajë) është njohur si fshati turistik nga më të mirët në Shqiperi. Buzë detit , në një zonë me pisha të cilat janë ruajtur me fanatizëm nga banorët e fshatit  e ku banojnë deputetë, ish-deputetë, ministra e ish-ministra të PS e PD-së, analistë të njohur, bzinesmenë, intelektualë nga Shqiperia e Kosova, etj.

Ka edhe miliarderin e vetëm shqiptar, Samir Manen, si banor.

Banorët paguajnë një taksë për mirëmbajtjen e ruajtjen e fshatit, ku ndonëse në Tiranë kanë interesa të ndryshme politike apo konkurence, në Laguna Blu janë miq e njëlloj.

Kështu ka rastisur që ish-kryeministri socialist Bashkim Fino është një kat mbi liderin e opozitës Lulzim Basha e ku në shkallë qajnë hallet e fshatit dhe të shkallës së tyre. Por sot një ” incident” ka ndodhur mes palës ish-kryeministrore Fino dhe liderit të Opozitës Lulzim Basha.

b2

Fshati është alarmuar pasi çezmat e ujit të Finos kishin bërë sallatë shtëpinë e Bashës, tamam sallonin ku lideri demokrat po projekton skemën e ardhjes në pushtet në vitin 2017. Kjo ka “ngritur tensionet” mes palëve qerratas, duke e çuar në Tiranë sherrin politik, pasi po hetohet nëse ish-kryeministri Fino i ka lenë kastile hapur çezmat e ujit që t’i lagin sallonin  ku lideri Basha vjen herë pas here e shkruan për rikthimin demokrat në qeveri.

Mendohet se skema e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare e shkruar me dorën e Lulzim Bashës të jetë lagur krejtësisht nga uji i çezmës së Bashkim Fino. I telefonuar nga Laguna Blu nënkryetari i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla se incidenti i Lagunës Blu mund të çojë demokratët në protesta, ai pyeti nëse kishte pak apo shumë çezma e Finos !

 Në fshat palët nga bashkëbanorë të barabartë janë ndarë në kampe kundërshtare, pasi njëra palë akuzon se “Bashkim Fino e ka bërë këtë akt puçist i shtyrë nga Edi Rama”, kursa ana tjetër  e irrituar shprehet se kjo do të sjellë destabilizim në Tiranë. Nga Qeparo ku ndodhej me pushime Edi Rama me Koço Kokëdhimën  numri një i qeverisë dhe numri dy i PS-së kanë ndërprerë pushimet , pasi ndjejnë frikën se mos nga Parku i Liqenit protesta shkon tek sheshi para kryeministrisë.

Policia ka filluar hetimet në Laguna Blu.

b3

SHKARKO APP