Instituti i Gjeoshkencave: Fundjava me temperatura 44 gradë celsius në Shqipëri
Një valë e fuqishme dhe e zgjatur të nxehti pritet të godasë Ballkanin në ditët në vijim, duke kulmuar mes datave 21–26 korrik. Temperaturat ekstreme do të kapërcejnë 42 deri në 44°C në disa zona, përfshirë Shqipërinë, e cila tashmë po përjeton valën e tretë të të nxehtit këtë verë.
Sipas Institutit të Gjeoshkencave, masa të fuqishme ajri të nxehtë nga Afrika e Veriut po lëvizin drejt Mesdheut Lindor, duke sjellë temperatura që shkojnë 8–10 gradë më lart se mesatarja historike e korrikut (1991–2020). Në shumë qytete shqiptare si Tirana, Durrësi, Elbasani dhe Gjirokastra, temperaturat pritet të kalojnë kufirin e 43°C.
“Ky është një ndryshim i thellë nga vitet e kaluara. Po përjetojmë ekstreme që dikur konsideroheshin të rralla”, – u shpreh për Koha Jonë Inxh. Anira Gjoni, eksperte në IGJEO.
Rrezik për shëndetin dhe energjinë
Ekspertët paralajmërojnë për pasoja të rënda:
-
Rrezik për të moshuarit, fëmijët dhe pacientët me sëmundje kronike.
-
Shtim i presionit mbi rrjetin energjetik, për shkak të përdorimit masiv të kondicionerëve.
-
Rrezik në rritje për zjarre, sidomos në zonat pyjore dhe bujqësore.
Në këtë situatë, autoritetet shëndetësore kanë bërë thirrje për kujdes maksimal, sidomos në orët e pikut (11:00–17:00), dhe konsum të shtuar të ujit.
KOHA JONË SONDAZH

