Instituti i Gjeoshkencave lajmëron që edhe sot ka reshje intensive. Me pas vjen ngrica e akulli
Dhe sot ka shira të shumta e me pas vjen akulli e ngrica. Ky është parashikimi për motin në vazhdim.
Instituti i Gjeoshkencave lajmëron se sot (e enjte, dt. 08) priten reshje intensive në të gjithë vendin. Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave. Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.
Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte dt.08 Janar, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Erzen, Shkumbin.
Rrezik të shtuar për përmbytje në vazhdim ditës të nesërme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.
RESHJET
Sot (e enjte, dt. 08) në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).
Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.
TEMPERATURA
Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 5 / 10 °C
në vendet e ulëta: 0 / 9 °C
në vendet malore: -5 / 4 °C
ERA
Era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Pas ditës së enjte vjen akulli!

KOHA JONË SONDAZH

