Rama: Shqipëria kthehet një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut ton
Kryeministri Edi Rama jep lajmin se ka filluar investimi për krijimin e një prej pikave më të mëdha të Mesdheut për distribucionin e peshkut ton në të gjithë botën, një investim që do të kushtojë 10 milionë euro.
Në facebook, Rama ka ndarë pamje nga procedura e këtij investimi i cili do jetë me tre faza, i shtrirë në tre vjet dhe do të kalojë shifrën e 10 milionë eurove. “Ekonomia blu, do të njohë një rritje të re të fuqishme në rrugën e Shqipërisë 2030”, shkruan Rama në fund të postimit.
Po ashtu kreu i qeverisë shprehet se Shqipëria do të bëhet një nga vendet kyçe në Mesdhe për ekonominë globale të këtij produkti shumë të kërkuar të detit. Në hartën e publikuar në video nga kryeministri Edi Rama disa nga shtetet kryesore që do të eksportet peshku ton nga Shqipëria është në Europë, Spanjë, gadishullin skandinav e deri në SHBA e Kanada.