Irani shumë larg marrëveshjes me Amerikën, presidenti Trump: Një civilizim i tërë do të vdesë sonte

Presidenti amerikan, Donald Trump ka një afat duke thënë se do t’i japë fund Iranit, një kërcënim për të cilin i ka lënë afat mbrëmjen e së martës. Minutat po kalojnë dhe situata po bëhet akoma më e rëndë për Iranin dhe Shtetet e Bashkuara. Trump publikoi një kërcënim të ashpër ndaj Iranit, duke thënë se “një qytetërim i tërë do të vdesë sonte”, ndërsa afati i caktuar nga presidenti amerikan për Iranin për të hapur Ngushticën e Hormuzit afrohet.

”Një qytetërim i tërë do të vdesë sonte, për të mos u rikthyer më kurrë. Nuk dua që kjo të ndodhë, por me shumë gjasa do të ndodhë. Megjithatë, tani që kemi një ndryshim të plotë dhe total të regjimit, ku mbizotërojnë mendje të ndryshme, më të mençura dhe më pak të radikalizuara, ndoshta mund të ndodhë diçka mrekullisht revolucionare, kush e di? Do ta zbulojmë sonte, një nga momentet më të rëndësishme në historinë e gjatë dhe komplekse të botës. 47 vite shantazh, korrupsion dhe vdekje, më në fund do të marrin fund. Zoti i bekoftë njerëzit e mëdhenj të Iranit”,-shkruan Trump.

Presidenti dhe Shtëpia e Bardhë kanë hedhur poshtë shqetësimet se shënjestrimi i një infrastrukture të tillë ka të ngjarë të përbëjë një krim lufte. Sot janë raportuar sulme në linja të shumta hekurudhore në të gjithë Iranin, pas një paralajmërimi nga Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) që u urdhëroi iranianëve të mos përdorin trenat dhe të qëndrojnë larg hekurudhave të vendit për 12 orë. Infrastruktura në të gjithë vendin është sulmuar nga SHBA-të dhe Izraeli në orët e fundit, sipas raportimeve të medias shtetërore iraniane. SHBA-të goditën objektiva ushtarake në ishullin Kharg gjatë natës, sipas një zyrtari amerikan dhe të Shtëpisë së Bardhë. Sulmet nuk kishin në shënjestër objektet e naftës, sipas zyrtarit amerikan.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?