Ish-bodigardi i Berishës, Haxhia: Në vjeshtë arrestohet Sali Berisha
Nuk ndalon Izet Haxhia. Pas marreveshjes se ministrit Tahiri me FBI ai shkruan se Berisha do arrestohet.
Izet Haxhia paralajmëron se pas paktit të qeverisë shqiptare me FBI për hetimin dhe ndëshkimin e korrupsionit elitar në Shqipëri, fshihet fundi i Sali Berishës dhe i familjes së tij mafioze.
Ish-truproja i Sali Berishës, Izet Haxhia, shprehet se Sali Berisha është në zi pas marrëveshjes së firmosur nga FBI dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri.
Sipas Izet Haxhisë, në vjeshtë apo në dimër, do të nisin edhe arrestimet VIP. Haxhia shpreh bindjen se Sali Berishës po i ngushtohet laku.
“Marshalli është në zi sepse ai e di shumë mirë që kësaj radhe nuk është as propagandë, as ndonjë nga ato shakatë e tipit Llalla, sepse këtë vjeshtë apo në dimër do ketë arrestime VIP. Po vjen radha për vendosjen e ligjit, zbatimin e tij dhe ndëshkimin e të inkriminuarave, ku pjesën më të madhe të tortës të inkriminimit e ka marshalli me familjen e tij mafioze”, shprehet Haxhia.