Ish-deputeti demokrat Edmond Spaho tallet me Berishën: Me 22 mars Rama ikën!
Nisur nga deklaratat e para çdo proteste të liderit të PD se “në këtë protestë Rama rrëzohet” dhe pas çdo proteste Rama vazhdon i qetë të qeverisë si kryeministër, ish-deputeti demokrat Edmond Spaho shkruan me ironi për protestën që ka lajmeruar PD: “Në 22 Mars Rama merr përgjigjen përfundimtare nga PD! Rama do të ikë në 22 Mars!”.
Që do të ikë kryeministri kjo mbetet e saktë, por se ku nuk dihet! Vizitë në Itali apo në Suedi, apo në Turqi?
Berisha ka pothuaj pesë muaj që deklaron prerë: Kjo protestë e rrëzon Ramën. Ndërkohë edhe ata militantë që kanë mbetur stoikë kanë filluar të zhgënjehen dhe nuk marrin udhën për Tiranë.
Edhe gazetari i njohur opozitar Çim Peka shkroi dje një status që nëse me 22 mars nuk e përmbys kryeministrin, atëhere PD-ja të arkivohet!
KOHA JONË SONDAZH

