Ish-gjyqtari i Gjykatës së Lartë dje jepte vendime, por sot prokuroria kërkon 18 muaj burg

Deri dje, ai jepte vendime në Gjykatën e Lartë. Tashmë ai do vuajë dënimin me burg sipas prokurorisë.

Ky është Admir Thanza. Ka shpallur dhjetëra vendime fajësie dhe pafajësie gjatë karrierës së tij si pjesë e drejtësisë, të nisur në vitin 1992, por tashmë ish-gjyqtari i Lartë, Admir Thanza, është ulur në bankën e të akuzuarve, shkruan tch.

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 1 vit e 6 muaj burg për ish-gjyqtarin e karrierës Admir Thanza, nën akuzën e falsifikimit të formularëve të dekriminalizimit. 50-vjeçari do të gjykohet për zbulimin e ONM-së, në të cilin rezulton i dënuar nga Gjykata italiane me 40 ditë burgim për vjedhjen e një supermarketi.

Prokuroria e Tiranës çuar në bankën e të akuzuarve ish-gjyqtarin e lartë e po ashtu ish-anëtar i Gjykatës Kushtetues dhe e dërgoi atë të pandehur, pas gjetjeve të ONM gjatë procesit te vettingut që e shpalli Admir Thanzën të papërshtatshëm për sistemin e drejtësisë.

Gjyqtari Thanza nuk kishte deklaruar në formular një dënim me burg të marrë nga gjykatat italiane në vitin 1999. Thanza ka fshehur një dënim të formës së prerë në Itali me 40 ditë burg dhe 100 mijë lireta gjobë. Dënimi është dhënë në vitin 1999, por gjyqtari, i cili javën që shkoi u përball me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, nuk e ka pranuar konsumimin e veprës penale. Për rastin në fjalë, gjyqtari tha se kishte marrë përsipër veprimin e ish-kunatës së tij për të shpëtuar jetën e nipit, që kurohej në Itali nga sëmundje e rëndë.

Ai u zotua se nuk e ka kryer veprën penale, për të cilën ka marrë dënimin. Megjithatë, mosdeklarimi i saj në formularët e dekriminalizimit përbën vepër penale sipas ligjit në fuqi. Karriera e gjyqtarit Thanza ka pësuar një goditje të fortë, pasi edhe DSIK e nxori të papërshtatshëm për vazhdimin e detyrës.

Seanca e radhës ndaj ish-gjyqtarin Thanza do të zhvillohet më 31 maj, ditë në të cilën mbrojtja do të konkluzionet e saj.

Por gjasat duken se drejtësia do ta dënojë, ndërkohë që derisa ishte gjyqtar në gjykatën e lartë ai kishte fatin e qindra vetëve në dorë.

Tani fati i tij ndodhet në duart e gjyqtarit të shkallës së parë Tiranë.

 

SHKARKO APP