Ish-kandidatja për deputete e PD: Me 24 janar qëndresë në sheshin para kryeministrisë, pa ndalesë

Ish-kandidatja për deputete e PD në listën e hapur të qarkut të Durrësit, Ilirjana Kuçana, deklaroi se “një zv/kryeministre e cila i bën karshillëk drejtësisë dhe një kryeministër që është vartës i Gys Agasit, këta janë ata që qeverisin shqiptarët”, por ajo theksoi se qytetarët presin akte të forta politike nga deputetët e PD dhe Berisha, siç është greva e urisë apo edhe akte me të forta politike me turma popullore.

“Nuk bëhet politika me fjalë, por me vepra. Shqiptarët na pyesin po ju si opozitë çfarë do të bëni. PD duhet të rishikojë veten, duhet të ketë një ekip të shkëputur nga grupi parlamentar, nuk duhet që një grup njerëzisht të bëjnë gjithçka në PD”, tha Kuçana.

Ish-kandidatja demokrate nuk hezitoi të kritikoi lidershipin aktual të PD.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Opozita duhet të shoh strategjinë e saj, deputetët e PD duhet të tregojnë se në atë parlament nuk janë për interesin e tyre personal. Mendoj që çdo lloj lëvizje që ka të bëjë me demokratët i bën mirë PD.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ervin Salianji dhe çdo individ që ka kontribuar në PD, i bën mirë PD. Nuk do të doja që PD të përjetojë çarje të dytë. PD duhet të hapet ndaj intelektualëve, figura të reja. Por mund të shtoj se nëse PD qëndron fort nuk e shpëton as ftesa e Trumpit këtë kryeministër”.

Në lidhje me protesten e 24 janarit Ilirjana Kuçana tha me zë të fortë se “ ne nuk duhet të ikim nga sheshi para kryeministrisë. Vetëm përballje e fortë dhe bllokim të sheshit e detyron Ramën të shkojë në zgjedhje dhe në qeveri teknike. Të tjerat janë llafe”.

Ilirjana Kuçana njihet si zë i fortë e kurajoz në PD, e cila po sjellë frymë të re në opozitë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?