Berisha: Ambasadorja e BE Vlahutin dhe segmente të EURALIUS, mafiozë

Nga Sali Berisha.

Fallsifikimi nëpërmjet përkthimit, me shtim fjalish në anglisht që nuk ekzistojn në tekstin e neneve të Kushtetutës nuk është standart europian, por antieuropian. Ky është një akt mafioz korruptiv dhe i turpshëm, poshtërues për Shqipërinë i mafies qeveritare, që meriton ndeshkim.

Ekzekutimi i këtij akti korruptiv skandaloz është realizuar nga Rama – Xhafa nëpërmjet segmenteve të caktuara të misionit të Euralius!

Sulmet që iu bënë opozitës nga Rama, e cila konstatoi se tekstit të neneve të Kushtetutës të dërguar në Komisionin e Venecias, në variantin anglisht i janë shtuar fjali që nuk janë votuar në parlament, dëshmojnë se ky është një veprim mafioz korruptiv i tij.

Por dhe heshtja para këtij skandali të paprecedent i ambasadores Vllahutin, e njohur tashmë për njëanësinë e saj shembullore me qeverinë flet jo pak dhe e akuzon dhe këtë të fundit.

I bëj thirrje Komisionit Europian të hetoje shkaqet dhe rrethanat e këtij akti korruptiv mafioz të qeverisë në bashkëpunim me segmente të misionit të Euralius në Tiranë, që nuk ka asgjë të përbashket me vlerat dhe parimet europiane!

   Rainer Deville, i shkarkuar si zyrtar i EURALIUS?

Zyra e EURALIUS është në mesin e një fortune pas zbulimit se ajo e ka përkthyer me shumë gabime ligjin e Vetting-ut që Gjykata Kushtetuese i dërgoi Komisionit të Venecias për mendim. Shtypi shkruan sot pasojat e këtij skandali kanë prekur kreun e misionit, Rainer Deville. Sipas gazetës Shekulli, Deville është shkarkuar nga detyra.

“Zoti Deville para një jave është larguar nga Shqipëria në drejtim të Gjermanisë. Kemi informacione se ai është shkarkuar nga detyra që mbante në Tiranë”, i kanë thënë disa burime gazetës.

Shekulli është interesuar edhe pranë zyrës së EURALIUS dhe ka marrë këtë një përgjigje evazive, teksa zyra e Deville i është lutur të mos e publikojë informacionin. “Është e vërtetë që zoti Deville prej disa ditësh ka shkuar jashtë me pushime, ndërsa nuk kam hollësi për çështjen që më pyesni ju. Madje zërat për një shkarkim të mundshëm të zotit Deville për herë të parë po i dëgjoj nga ju. Jam i habitur për këto që thoni, sepse për aq sa dimë ne, zoti Deville ka marrë lejen e zakonshme dhe ka shkuar jashtë shtetit për pushime. Gjithësesi unë do të mundohem t’ju lidh me personin përgjegjës, sapo të kumunikoj, do t’ju njoftoj. Do të doja nga ju që të mos publikonit asgjë në lidhje me këtë çështje derisa t’ju japin një përgjigje zyrtare”.

Opozita gjeti gabime të shumta në përkthimin e ligjit në anglisht. Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja, i tha gazetës Mapo se ligjin e kishte përkthyer EURALIUS. Opozita thotë se nëse Komisioni i Venecias gjykon mbi variantin anglisht, vlerësimi nuk do të ishte i drejtë, pasi në versionin anglisht ligji ka marrë formë tjetër. TV Klan publikoi një listë me ndryshimet e dhjetëra neneve nga shqipja në anglisht, me fjali të shtuara, të hequra apo të transformuara.

Deville ka qenë në qendër të kritikave të opozitës edhe gjatë hartimit të ligjit të Vetting-ut. Burime të lapsi.al thanë se ishte ai që vendosi të mos pranojë asnjë nga amendamentet e opozitës për ligjin. Gjatë diskutimit të reformës në drejtësi në komisionin e posaçëm pati disa herë zëra se ndërkombëtarët që asistuan, hodhën në letër versione të ndryshme nga ato që palët kishin rënë dakord.

Mbi Deville duket se bien kështu të gjitha përgjegjësitë për “përkthimin e gabuar”, që opozita dyshon se është bërë qëllimisht për të ndikuar opinionin e Komisionit të Venecias. Kot nuk thonë që djalli fshihet në detaje apo siç thuhet në anglisht “(D)Evil is in the details”.

Reagon BE

Zyra e shtypit e Bashkimit Evropian, bën me dije për Ora News, se kreu i Euralius, Rainer Deville vazhdon të jetë në kryet të misionit.
Reagimi vjen ndërkohë që në media u përhap lajmi se ai është shkarkuar nga detyra në lidhje me përkthimin në anglisht të ligjit shqiptar të Vettingut që i është dërguar Komisionit të Venecias.
Zyra e shtypit e BE-së në Tiranë thotë se Deville është me leje.

SHKARKO APP